Futboll Seria A Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Juventus blindon Dybalan dhe refuzon milionat e PSG-së. Gati rinovimi

Në gjashtë muaj gjithçka mund të ndryshojë, veçanërisht në futboll. Shihni Juventusin dhe Paulo Dybala. Nga thashethemet e shkëmbimit me Romelu Lukakun gjatë verës së kaluar (konfirmuar indirekt nga belgu, së fundi), deri te diskutimet për rinovimin e kontratës, që kanë filluar javët e shkuara.

Në sfond, si në verën e vitit të kaluar, është PSG. Skuadra franceze, me pronarë sheikët nga Katari, ishte e fundit që provoi të merrte yllin e Juventus më 10 gusht. “Joya” ishte dhe mbetet përparësia e Leonardo. Edhe para Mauro Icardi, që më pas u bë goditja e sulmit parizien në orët e fundit të merkatos dhe që tashmë ka shënuar 20 gola.

Drejtori sportiv brazilian, gjithashtu, u përpoq përsëri në javët e kaluara. Kërkoi informacion nga argjentinasi, për të studiuar terrenin. Juventusi, megjithatë, ka ide të qarta dhe krejt të ndryshme nga ato të fundit të gushtit të kaluar. Përparësia e bardhezinjve është zgjatja e marrëveshjes së nënshkruar në prill 2017 me argjentinasin, e cila skadon më 30 qershor 2022.

Në gushtin e kaluar, përgjigjja e Paratici ndaj PSG ishte e ndryshme: mungesa e kohës për të gjetur një zëvendësues. Sot, menaxhmenti i Juventusit e sheh “10” si një element themelor të projektit të së tashmes dhe së ardhmes. Se sa vlen, Dybala e ka konfirmuar qartë në fushë, që nga shfaqjet mbresëlënëse deri te golat vendimtarë. Goli i fundit kundër Interit, një mrekulli e futbollit, që mahniti këdo.

Tashmë, ashtu si e gjithë bota, “Joya” është futur në karantinë prej “Coronavirus”. Ama, lidhja e tij po bëhet gjithnjë e më e fortë me Italinë. Nga Palermo në Torino, ngjitja është e jashtëzakonshme. Me bardhezinjtë, Dybala dëshiron të vazhdojë të shkruajë të ardhmen e tij.

Related posts

“TOP 11” NË SERIE A PËR SEZONIN 2018-2019/ Asnjë lojtar nga Interi dhe Milani, ja klubet që dominojnë (FOTO)

Delo.autor

SPEKULIMET PËR LARGIMIN NGA KLUBI FRANCEZ/ Flet ish-ylli i Barcelonës: Neymar ishte i lumtur me “Pleshtin”, por…

Delo.autor

BOTËRORI/ Portugalia shumë e fortë për Zvicrën e Xhakës dhe Shaqirit, Ronaldo&Co në çerekfinale

F.autor

Leave a Comment