Futboll Seria A Sport

NGA RINOVIMI TEK HEQJA E SHIRITIT/ Ja deklaratat se si Wanda shkatërroi Icardin dhe Interin

Kemi sjellë për ju datë pas date deklaratat e bashkëshortes, njëkohësisht agjentes së Mauro Icardi, Wanda Nara, që supozohet që është ndër shkaktaret kryesore që ka krizë mes Interit dhe Icardit.

7 tetor 2016: Inter njofton se Mauro Icardi ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2021, me vlerë 4.5 milion euro në sezon me një klauzolë lirimi prej 110 milion euro për klubet e huaja.

16 tetor 2016: Ultrasit e Inter paraqesin kërkesën në Curva Nord që Icardit t’i hiqet shiriti i kapitenit, pasi një kapitull në librin e tij i kritikoi ata. “Ju jeni të mbaruar.”

17 tetor 2016: Wanda tregon për Corriere dello Sport se rinovimi i burrit të saj erdhi pas një oferte nga Napoli, që ai të zëvendësonte Gonzalo Higuain.

7 prill 2017: Wanda pretendon se ajo është ‘gruaja e vetme që bën para për burrin e saj’ në një intervistë me revistën Gente. “Vlera e tij shkoi nga  14 milionë euro në  250 milionë euro”.

25 shtator 2017: Wanda riafirmon angazhimin e Icardit ndaj Interit në prezantimin e një libri. “Kapiten i Interit përgjithmonë? Kjo është ëndrra ime, ne shpresojmë kështu.”

30 nëntor 2017: Shkëndijat e para fillojnë të dalin pasi Wanda kërkon një marrëveshje të përmirësuar për Icardi. “Unë kam marrë disa thirrje, por unë preferoj të mos them se nga cilat klube. Ai ka vlerë të paktën 200 milionë euro.”

Më 15 dhjetor 2017: Wanda përmend për herë të parë Real Madridin. “Nuk di asgjë për Real Madridin, por unë nuk do të them po ose jo. Nëse varet nga Icardi atëherë ai do të qëndronte te Inter për gjithë jetën, por ka gjëra të tjera që nuk i dimë. Kështu shpresojmë.”

22 shkurt 2018: Wanda tregon për Corriere dello Sport: “Ausilio e di se çfarë mendoj unë dhe unë e di se çfarë mendon ai dhe klubi. Disa klube të mëdha na janë afruar dhe kanë treguar se e çmojnë atë … Më duhet t’i dëgjoj të paktën dhe ta vlerësoj situatën”.

20 mars 2018: Wanda zë faqen e parë të Gazzetta dello Sport, duke deklaruar se “jemi të sigurt për rinovimin e Icardi-t dhe kur takoj drejtuesit në stadium, ne qeshim dhe bëjmë shaka. Unë bëj shakanë se vlera e Icardit rritet në çdo ditë që kalon.’

Maj 22, 2018: Klauzola e Icardit për lirimin prej 110 milion eurosh qëndron përpara merkatos së transferimit të verës dhe Wanda paralajmëron: “Ka disa klube të mëdha që dëshirojnë të paguajnë klauzolën e lirimit që, për t’ju thënë të vërtetën, duke marrë parasysh shifrat, nuk janë aq shumë për një lojtar si ai. Ka shumë klube që po na nxisin… ”

Korrik 2018: Icardi vendos të qëndrojë te Inter pa nënshkruar një kontratë të re dhe klauzola e largimit  të tij përfundon. Wanda nuk bën asnjë deklaratë publike në të gjithë fazën përgatitore.

4 shtator 2018: Wanda zbulon në emisionin Tiki Taka se: “Juventus u interesua për Icardi por Cristiano Ronaldo ishte objektivi i tyre kryesor. Me siguri Mauro mund të ketë qenë një alternativë”’

28 nëntor 2018: Mbi dy vjet kalojnë që nga rinovimi i fundit i Icardit dhe Wanda tregon për Corriere dello Sport: “Nuk është koha për të folur për këtë. Ai nuk ka kërkuar asgjë, çdo rinovim është nënshkruar kur klubi e ofroi atë te Mauro. Preferoj Milanon, Londrën, Madridin dhe Parisin, por kjo nuk llogaritet për asgjë … Unë jam shumë supersticioze dhe nuk dua të zbuloj atë që Mauro më ka thënë, por ai është shumë i qetë”.

18 dhjetor 2018: Wanda nis takimin e saj të parë kundër Beneamata. “Inter? Jemi shumë larg ndarjes. Ajo që është shkruar në ditët e fundit më bezdis. Askush nuk më thirri për të kërkuar ndonjë shpjegim. Interi donte të dërgonte Icardin te Juventusi, por Mauro i tha “jo”, pasi donte të qëndronte te Interi. ”

9 janar 2019: Sporti argjentinas TyC Sports lëshon bombën që Wanda i tha Interit se burri i saj nuk do të nënshkruante një kontratë të re.

10 janar 2019: Icardi pohon se: “Wanda do të kujdeset për interesat e mia deri në fund të karrierës sime” pasi Gazzetta dello Sport deklaroi se Interi ishte ngopur me të.

12 janar 2019: Wanda jep përgjigjen e saj. “Askush nuk lejohet të ndërhyjë në punët e mia familjare, duke raportuar lajme false dhe të njëanshme. Mungesa e respektit ndaj një zotërie si Icardi, i cili mori pjesë në ngjarjen tuaj të fundit dhe ka qenë gjithnjë në dispozicion për ju, është me të vërtetë e turpshme”.

18 janar 2019: Të dy palët duket se po vendosin një datë për bisedime ballë për ballë, por takimi nuk zhvillohet dhe Wanda shkruan në Instagram: “Më pëlqejnë njerëzit që flasin tre gjuhë: në fytyrën tënde, drejtpërdrejt dhe me bol*. “Ajo thotë për Striscia La Notizia më vonë atë ditë: “Po, ne do të rinovojmë, ne do të rinovojmë.”

28 janar 2019: Wanda sjell qetësi në këtë situatë, duke  thënë në Tiki Taka: “Nuk kemi diskutuar figura, Interi ka prioritete të tjera tani … Më pëlqen Marotta, ai duket si një njeri i sinqertë dhe sot ai e tregoi, ai është ajo që na nevojitet. Ka hipokrizi në futboll, por ai të sheh në fytyrë dhe të thotë të vërtetën, dhe në këtë industri nuk jemi mësuar me të. ”

11 shkurt 2019: Wanda Nara është kthyer në ofensivë. “Nuk e përmenda rinovimin kur klubi më thirri …” thotë në Tiki Taka. “Unë do të doja të shihja Mauro më të mbrojtur nga klubi, sepse nganjëherë gjërat e këqija kanë dalë nga brenda”.

13 shkurt 2019: Icardi është zhveshur nga kapiteni i Interit dhe zëvendësohet nga Samir Handanovic.

Related posts

Ahmataj i ndryshon fytyrën Kamzës, mbijetesa më pranë

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Partizani, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Bylis. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment