Futboll Sport

“NGATËRROJI ME HESHTJEN TËNDE…”/ Icardi godet me një mesazh enigmatik

Mauro Icardi vazhdon të ngrejë një mur mes tij dhe Interit. Pas shpërthimit të rastit (heqjes së shiritit të kapitenit) midis të mërkurës dhe të enjtes, as dita e premte nuk ka shërbyer për t’i kthjelluar ujërat midis palëve. Në të vërtetë, ish-kapiteni i zikaltërve vijon të mbetet jashtë skuadrës, edhe për ndeshjen kundër Sampdoria.

Sulmuesi argjentinas nuk kishte as dje ndonjë takim me drejtuesit, siç pritej, por foli vetëm me Luciano Spalletti për disa minuta. Ai përsëriti justifikimin se ishte i dëmtuar, se donte t’i përkushtohej riaftësimit të plotë të gjurit. Dhe në këtë pikë, Interi “luajti ndeshjen” e tij, duke e lënë jashtë grumbullimit atë. Përmes Twitter, klubi njoftoi se Icardi është i lënduar dhe po shërohet me seanca trajnimi të ndryshme.

Tek Interi kuptojnë se është më e mira që ta bëjnë këtë, ta lënë lojtarin në këtë qëndrim “disident”, i cili ndoshta do ta çojë atë në një largim pa kthim. Në mbrëmje, si gjithmonë të premteve, argjentinasi vazhdoi të dërgonte mesazhe enigmatike në Instagram: “Ngatërroji me heshtjen tënde, befasoji me veprimet e tua”. Gjithsecili mund t’i “përkthejë” në mënyrën e vet këto fjalë të Icardit.

Në takimin me Luciano Spalletti, siç u përmend, sulmuesi konfirmoi se ishte i lënduar. Gjithashtu, ai tha diçka shumë të rëndësishme, e cila, sipas Interit, e përkeqëson edhe më shumë pozicionin e ish-kapitenit. Mauro Icardi tha se nuk e shikonte televizorin, se nuk e dinte se çfarë thoshte gruaja e tij në emisione dhe se nuk mund të jetë përgjegjës për veprimet e saj.

Një justifikim që në një farë mënyre bind edhe Interin, se ka bërë mirë që ia ka hequr shiritin e kapitenit. Ndërkohë, shumë njerëz po pyesin: për sa kohë duhet të sillet kështu Mauo Icardi?

Mbetet të shihet nëse me të vërtetë është i zemëruar me Interin, se nuk dëshiron të luajë më me të, por me siguri nuk mund të harrojë Argjentinën e tij. Në fund të marsit do të luhen dy miqësore, kundër Venezuelës dhe Marokut, për të mos përmendur “Copa America” në verë, kompeticion në të cilin sulmuesi zikaltër nuk ka luajtur kurrë.

Related posts

SUPERSFIDA E SË SHTUNËS/ Allegri: Fiorentina kundërshtar i vështirë, atje ndeshjet nuk…

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Liverpool kërkon përforcime, gati dhurata 72 milionë euro për Klopp

Delo.autor

Chelsea i bashkohet Barçës dhe Man Unitedit në garë për mbrojtësin

Sadik.Autor

Leave a Comment