Futboll Sport

NJË GJENI I VËRTETË! Ja çfarë bën Hazardi me topin e regbisë (VIDEO)

Teksa po përgatitej të luhej ndeshja e Superbowl (futboll amerikan), lojtarët e Chelsea-t kanë bërë një sfidë mes tyre se kush e mban më tepër në ajër topin e çuditshëm të regbisë.

I pari ishte portieri Caballero ai që e provoi, jo keq për një portier teksa argjentinasi e xhongloi  11 herë.

Pas tij ishin Willian dhe Jorginho, të dy kanë zhgënjyer duke befasuar shikuesit, pasi njihen për aftësitë e tyre teknike.

Megjithatë, kur topin e merr në zotërim Eden Hazard duket sikur po e xhonglon një jashtëtokësor.

Mesfushori belg e mban në ajër me lehtësi të madhe, madje duke bërë edhe stile të ndryshme përpara se të godiste traversën që ishte rreth 40 metra larg. Çfarë gjeniu!

Related posts

ZHVILLOI DUELIN E FUNDIT TË KARRIERËS/ Shikoni ceremoninë madhështore për lamtumirën e Van Persie (VIDEO)

Delo.autor

Arsenal luan kundër “Shenjtorëve”, West Ham sfidon Chelsea-in

Sadik.Autor

Valverde e pranon: Mungesa e Messit do të ketë ndikim të madh te Barcelona

Isa.Autor

Leave a Comment