Futboll Seria A Sport

“BETEJË” EKIPESH PËR TALENTIN/ Juventusi dhe “Kuqezinjtë” futen në garë për fenomenin e së ardhmes

Milan dhe Juventus janë vënë në lëvizje, por beteja për Joao Felix do të jetë e gjatë dhe e komplikuar. Talenti i Benfica-s ka ngjallur një interes që në Portugali nuk shihej që nga koha e debutimit të Cristiano Ronaldo-s. Klubi portugez ka bërë të ditur se ka refuzuar një ofertë zyrtare prej 60 milionë eurosh të një klubi anglez (West Ham).

Gjithsesi, në Lisbonë ka çdo javë vëzhgues nga klube të ndryshëm. Përveç dy ekipeve italianë, janë parë emisarë nga Atletico Madrid, Monaco, Paris Saint-Germain, Real dhe Bayern.

Pozicioni i Benfica-s nuk ndryshon: nëse dikush do talentin e tyre, duhet të paguajë 120 milionë eurot e klauzolës për prishjen e kontratës. Një klauzolë që mund të pësojë një rritje me rinovimin e marrëveshjes. Edhe Real Madrid duket se ka shtuar kontaktet me klubin portugez.

Madrilenët e ndjekin që nga gjysmëfinalja e Youth League e sezonit 2016/17, ku ka qenë protagonist në fitoren e Benfica-s pikërisht kundër Real Madrid. Joao Felix ka lindur në Viseu më 10 nëntorin e 1999-ës, luan kryesisht si fantazist, por mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu.

Hapat e parë në futboll i ka hedhur te një skuadër që quhet Os Pestinhas (sherrxhinjtë e vegjël), më pas ka kaluar te Porto (7 vjeç), që e ka lënë të largohet te Padroense para se të përfundonte te Benfica, ku është konfirmuar.

Tashmë të gjithë flasin për të. Të dielën ka qenë protagonist në derbin kundër Sporting Lisbone, të fituar 4-2 nga Benfica. Me këtë ndeshje, Joao Felix ka kaluar 1000 minutat (1058 më saktësisht) aktivizim në kategorinë kryesore të futbollit portugez.

Me 8 gola dhe 3 asiste, ndikimi i tij ka qenë më  i madh se ai i Cristiano Ronaldos kur debutoi me Sporting-un. Në 1000 minutat e para, CR7 kishte realizuar 3 gola dhe 1 asist. Duke qëndruar te sttaistikat e 1000 minutave të para si profesionist, Joao Felix lë mbrapa edhe Neymar (4 gola dhe 4 asiste) dhe Mbappe (4 gola dhe 4 asiste).

I vetmi yll i madh i futbollit bashkëkohor që ka bërë më mirë se ai është Leo Messi, i cili ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 1000 minutat e para të luajtura me Barcelona-n. Gjithsesi, Joao Felix shpreson të shkruajë historinë si argjentinasi dhe ka dëshirë të luajë te Real Madrid, por do të ishte i gatshëm të ndiqte edhe hapat e Rui Costa-s te Milan ose Cristiano Ronaldo-s tek Juventus.

Beteja është e gjitha për t’u luftuar, Milan dhe Juventus janë gati.

Related posts

CHAMPIONS/ Monaco-Atletico: Përballja e dy ekipeve që dështuan sezonin e kaluar

Isa.Autor

E shtunë magjike në Serie A/ Derbi Roma-Lazio dhe superdueli Juve-Napoli premtojnë spektakël

Isa.Autor

REALIT I DUHET KOHË E GJATË TË LUAJË NË BERNABEU/ Stadiumi i mbyll dyert deri në dhjetor

Isa.Autor

Leave a Comment