Futboll Sport

NUK DO TA BESONI/ Ja çfarë bën tifozi pas çdo humbje që pëson ekipi i zemrës (VIDEO)

Secili prej nesh e përjeton të qenit tifoz në mënyrën e tij. Ka nga ata që festojnë me një birrë pas një fitoreje, por mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe pas një humbjeje për të ngushëlluar veten. Më pas ka nga ata që, pasi skuadra e zemrës del me kokën ulur nga fusha, bërtasin drejt lojtarëve sikur ata të mund t’i dëgjonin. Të tjerë shprehin indinjatën e tyre me mesazhe në rrjetet sociale dhe të tjera akoma dalin nga shtëpia për të pritur lojtarët në qendrën sportive.

Gjithsesi, nga Franca është hapur një horizont i ri për sa i takon shprehjes së pakënaqësisë. Është bërë privatisht, por është publikuar në rrjetet sociale. Për çfarë po flasim? Një përdorues i YouTube, tifoz i Marseille, shkatërron televizorin pas çdo humbje që pëson skuadra e tij. Quhet Mohamed Henni dhe, nga sa mund të imagjinohet, e përjeton në mënyrë fizike pasionin për skuadrën e zemrës. Vetëm në këtë sezon, në fakt, kanë qenë 16 televizorët e sakrifikuar nga zemërimi, po aq sa humbjet e pësuara nga skuadra e Garcia-s.

Pjesa më interesante është se nuk bëhet fjalë për televizorë të vjetër (ose të paktën nuk duken të tillë). Përkundrazi, duken se sapo kanë dalë nga kutia. Ndër të tjera, një aspekt tjetër që ka tërhequr miliona shikues në kanalin e tij është fakti se ai përdor një mjet të ndryshëm sa herë që sakrifikon një televizor. Një shkop golfi, një grabujë, një kokë (të tijën) dhe shumë mjete të tjera për të ndëshkuar atë TV, fajtor vetëm sepse transmeton një humbje të Marseille.

Sigurisht, trajneri Rudi Garcia mund ta vendosë dorën në zemër dhe të bëjë diçka për të shmangur humbjet, ose ta ndihmojë tifozin në blerjen dhe transportin e televizorëve të ardhshëm.

Related posts

Teuta dyfishon rezultatin, vështirësohet objektivi i Kamzës për të dalë me pikë (Video)

Sadik.Autor

SARRI U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ Ja kush është trajneri më i paguar në Serie A

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana- Laçi. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment