Futboll La Liga Sport

ËSTHË ZYTARE/ “Kuqezinjtë” arrin akordin me Atleticon për argjentinasin…

Angel Korrea mund të quhet një lojtar i Milanit. Një udhëtim blic i Zvonimir Boban drejt Madridit, duket se do të bëjë gjithçka të mundur që lojtari të kalojë në Milano.

Drejtuesi i “Djallit”, siç raportojnë mediat italiane, e ka mbyllur marrëveshjen me Atletikon, për një operacion që vlen 40 milionë euro, plus bonuset, disa prej tyre lehtësisht të arritshme, dhe vlera mudn të shkojë deri në 57 milionë.

Mbërritja e sulmuesit të dytë në Milano, duket thjesht çështje orësh, teksa mbeten vetëm detajet e fundit për t’u diskutuar mes klubeve. Shitja e Andre Silvës te Monako për 30 milionë euro, ishte thelbësore që kuqezinjtë të gjenin paratë e nevojshme.

Emri i Korreas, nuk figuron as tek të grumbulluarit e Atletikos në skuadrën për turin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa vetë lojtari me zor po pret që të bashkohet me formacionin e Xhampaolos, dhe tashmë pret të furnizojë Piontekun me topa.

Related posts

“ËNDËRROJ BOTËRORIN ME SHQIPËRINË”/ Thomas Strakosha: Babai ishte superheroi im, ai nuk donte të bëhesha portier, por…

F.autor

“BROJA S’ËSHTË I DËMTUAR”/ Tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi

F.autor

MESHAZH PREKËS NGA KARANTINA/ Portieri i Juventus: Italia do ta mposhtë Koronavirusin, krenar që… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment