Futboll Sport

“NUK E DI PSE E BËRI, NUK ËSHTË E LEJUSHME”/ Kopp reagon për postimin e yllit të Cityt (FOTO)

Klopp nuk e kupton festimin e rivalëve në rrjetet sociale për humbjen e pikëve ndaj Leicester City.
Liverpooli kishte mundësinë që të shkojë ditë më parë në shtatë pikë diferencë ndaj Manchester City, pasi kjo e fundit humbi 2-1 në udhëtim te Newcastle United.

Por, “Redsat” nuk ia dolën të fitojnë në shtëpi, duke barazuar 1-1 m Leicester City, që tani janë pesë pikë para skuadrës së Pep Guardiolës.

Dështimin e Liverpoolit e festuan edhe kundërshtarët, por Kyle Walker shkoi edhe më larg, duke postuar në Twitter: “Mendonin se mund të shkojnë në shtatë pikë diferencë”, postim të cilin e ka fshirë më pas.

Tani ka reaguar edhe Jurgen Klopp, i cili mendon se kjo ishte pahijshme nga ana e lojtarit të skuadrës rivale.

“Nuk e di cfarë (njerëzit festojnë për humbjen e pikëve të Liverpoolit) thotë ajo për ne”, tha Klopp, duke iu referuar postimit.

“Flet më shumë për personin tjetër do të thosha”.

“Unë kurrë nuk kam festuar kur një ekip humb pikë apo humb një ndeshje, nuk është e lejuar”, shtoi Klopp mes tjerash.

Pas 24 xhirove, Liverpooli prin në Premierligë me 61 pikë, 5 më shumë se Manchester City.

 

 

 

 

 

Related posts

Skandal në Kosovë, tifozët nxjerrin nga fusha lojtarë që po toleronin ndeshjen

Sadik.Autor

ATLETIKË/ Tjetër paraqitje fantastike nga Luiza Gega, vendi i parë me rekord në eventin e Milanos

F.autor

TË GJITHË PRISNIN EMËR TË MADH/ Reali identifikon transfertën e parë në merkato

Delo.autor

Leave a Comment