Futboll Sport

ÇËSHTJA E “NXEHTË” E RINOVIMIT TË IKARDIT/ Ja sa shanse ka të qëndrojë kapiteni

Mauro ikardi do të rinovojë kontratën me Interin deri në vitin 2021. Ky është opinioni i sondazhit të publikuar nga “Tuttomercato.web”

Ky sondazh i ngritur, për kapitenin e Interit, ka nxjerrë rezultatet të cilat vendosin se 52.4% e atyre që votuan mendojnë se sulmuesi do të rinovojë duke përfituar dhe një rrogë më të lartë. 7,55% mendojnë se argjentinasi do të qëndrojë në Milano, por nuk do të përfitojë më shumë para.

Nga ana tjetër nuk janë të paktë ata që mendojnë se kapiteni i zikaltërve do të lërë klubin dhe nuk do të rinovojë, pasi përqindja e tyre është 40.05%.

Publiku italian versionin e tij e dha, tashmë mbetet që drejtuesit e Interit dhe vet Ikardi me Vanda Narën të ulen në një tavolinë dhe të vendosin për të ardhmen e lojtarit.

Related posts

UEFA PUBLIKON RENDITJEN/ Ja klubet më të mira në Champions League. Kryeson…

Delo.autor

Manchester United ofron 50 milionë sterlina për yllin e Bayern

Sadik.Autor

GARETH BALE “FJETI” NË MAKINË/ Ish-sulmuesi i Manchester United: Është jo profesionale dhe fyese

Delo.autor

Leave a Comment