Futboll La Liga Sport

NUK NDALET KAPITENI I “LOS BLANCOS”/ Ramos në kërkim të lavdisë dhe rekordit të Raul, ja problemi i vetëm… (FOTO)

Sergio Ramos numëron 600 ndeshje me fanellën e Real Madrid në 14 sezone, që nga debutimi i tij në sezonin 2005-06 e deri më sot, por kapiteni i “Los Blancos” nuk e ka ndër mend të ndalet këtu.

Me një mesatare prej 42 ndeshjesh në sezon, mbrojtësi synon që të kapë shifrën e 741 ndeshjeve në 16 sezone, rekord që mbahet nga Raul Gonzales, për t’u bërë legjendë absolute e klubit.

Në sezonet e tij më të mira (2011-12 dhe 2013-14) ka zhvilluar 51 ndeshje, ndërsa sezoni i tij më i dobët me 33 ndeshje ishte në sezonin 2015-16. Mbrojtësi spanjoll rrezikon të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Champions League për shkak të kartonit të verdhë që mori ndaj Ajax, e vlerësuar si e dyshimtë nga UEFA dhe ndaj tij është hapur një investigim.

Aktualisht 32 vjeç dhe me 2 vite kontratë me Real Madrid janë dy faktorë që e ndalojnë lojtarin të arrijë këtë rezultat historik me klubin e tij emblematik: Së pari është forma e tij fizike që mund ta ndalë atë, dhe së dyti është kontrata.

Nëse Ramos ruan ritmin me 42 ndeshje për sezon, në dy sezonet e ardhshme të kontratës së tij do të kapte shifrat e 700 ndeshjeve, por nëse nuk luan edhe për një vit (që do jetë 35 vjeç) nuk e kap do shifrën e 741 paraqitjeve aq sa Raul.

E vetmja gjë që mund ta ndalë spanjollin është vetë fiziku i tij, sepse marrëdhëniet me klubin jashtë të shkëlqyera, sidomos tani që ai është lider e skuadrës dhe këtë sezon ka shënuar 11 gola.

E ardhmja e tij është në “Bernabeu” në fund të kontratës , ndryshe nga si ndodhi dy vite më parë, kur rinovimi ishte në dilemë sepse për të interesohej fort Manchester United, në fund të kontratës do jetë 34 vjeç dhe s’do ketë klube që do e kërkojnë,   por Real Madrid do jetë shtëpia e tij e parë dhe e fundit si futbollist, para se të varë këpucët në gozhdë.

Related posts

LËSHON AKUZA TË FORTA/ Ish-mbrojtësi Bruno: Tek Juventus e kan në gjak simulimin, i ka mësuar Nedved…

Delo.autor

LIVERPOOL-CHELSEA/ “Të Kuqtë” kalojnë në epërsi, shënon Mane

Delo.autor

ANALIZON AKTIVITETIN NË “BERNABEU”/ 99 milionë euro çdo vit për 73 lojtarë, ja si e bëri Perez Real Madridin galaktik

Delo.autor

Leave a Comment