Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Në prag të ndeshjes së Premier League mes Manchester United dhe Liverpool ka folur trajneri i “djajve”, Ole Gunnar Solskjaer. Ai tha se një ekip legjendë si United nuk duhet të ketë fundin e Liverpool, që ka gati 30 vjet që nuk fiton titullin kampion në Premier League (që prej vitit 1990). Hera e fundit që Manchester United është shpallur kampion është viti 2013, kur në krye të skuadrës ishte Sir Alex Ferguson.

“U bënë kaq vite që United nuk po fiton titullin. Për fat të keq edhe këtë sezon nuk kemi mundësi të rivalizojmë, por ky sezon shërben për të ndërtuar të ardhmen. Liverpool është duke bërë një sezon fantastik dhe mund ta fitojë titullin, por pas një pritje të gjatë. Gjithsesi, kjo gjë nuk duhet të ndodhë me United, një ekip që ka shkruar historinë e Premier League”, tha Solskjaer.

Related posts

NUK ISHTË AS NË STOL/ Emery shpjegon mungesën e yllit të ekipit…

Delo.autor

ZYRTARE/ Zgjerohet vatra e COVID-19, Shqipëria humb një tjetër titullar pak orë para sfidës

Delo.autor

“DJALLI” KËRKON PËRFORCIME/ Mesfushori Kessie drejt largimit, Milani gjen pasardhësin. Ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment