Futboll Seria A Sport

MILAN-JUVENTUS/ Kthimi në kohë në 2012 dhe ribashkimi me Rey Manaj

27 shkurt 2012… Në “San Siro” luhej Milan-Juventus, me dy skuadrat në garë për titullin kampion. Kuqezinjtë po fitonin 1-0, por bardhezinjtë kërkonin barazimin, deri kur një gol “fantazmë” do të ndizte polemika pa fund dhe do të vijonte më pas me fyerje e ofendime si nga një anë, në tjetrën. Juventusi barazoi me Matri, por ndeshja mund të kishte shkuar 2-0.

Ishte Juventusi i Antonio Contes dhe Milani i Massimiliano Allegrit. Muntari do të devijonte pak hapa larg Buffon, që arriti të priste topin, por ky i fundit nga përsëritjet e shumta dukej qartë se kishte kaluar vijën e mesit. Në atë kohë, nuk ekzistonte as Goal Line Technology por edhe VAR.

Pikërisht Muntari do të ishte i pafat në atë rast. Sot, ish-mesfushori i Milanit dhe Interit, ka firmosur në Spanjë, në moshën 34 vjeç, me skuadrën e Albacetes, ku Rey Manaj është duke shënuar dhe po rikap formën më të mirë. Pas aventurës te Al-Ittihad, Pescara dhe Deportivo La Coruna, Sulley Muntari ka firmsour me Albaceten. Rigjen Manajn pas aventurës bashkë te Pescara në vitin 2017.
Muntari u bë edhe protagonist gjatë asaj periudhe pasi doli me të kuq nga fusha duke qenë se protestoi te arbitri, për koret raciste në Genoa-Pescara.

Related posts

ZYRTARE/ Zbulohet topi i ri i Champions League dhe ai i finales (FOTO)

Isa.Autor

I PASKA IKUR TRURI/ Topless në vaskë, yjet e WWE-së ÇMENDIN FANSAT në rrjetet sociale (VIDEO)

Isa.Autor

GATUSSO MERR LAJMIN E KEQ/ Braktisi lojën ndaj Udineses, ja sa do të mungojë Paqueta

Delo.autor

Leave a Comment