Futboll

PAS 5 SEZONESH TEK REAL MADRIDI/ Fundi i një cikli për Toni Kroos, gati ribashkimi me…

Pas 5 sezonesh, duket se ka përfunduar cikli i Toni Kroos te Real Madrid. Është ky lajmi që ka publikuar sot portal spanjoll “Don Balon”, që flet në fakt për një divorc mes mesfushorit gjerman dhe trajnerit të Los Blancos, Solari.

Një fenomen gati i konfirmuar plotësisht madje edhe publikisht pas fitores së të dielës në La Liga, kundër Levante 2-1. Kroos nuk mbeti shumë i kënaqur nga zëvendësimi në minutën e 69’.

Natyrisht ai është konsideruar si një prej fajtorëve kryesorë të një paraqitje jo në lartësinë e skuadrës, dhe ka reflektuar para kamerave pakënaqësinë e tij. Një shenjë e qartë lamtumire në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle.

Sipas “Don Balon”, destinacioni i ardhshëm i gjermanit Kroos është Manchester City, aty ku do të shënonte ribashkimin me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin bashkëpunuan suksesshëm në kohët e Bayern Munich.

Related posts

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Barcelona ofron Griezmann për yllin e Juventusit

Delo.autor

Van Basten i bashkohet korit kundër Neymar: Ai duhet të ndryshojë…

Isa.Autor

LOJTARI I MOMENTIT TE SHQIPËRIA/ Armando Broja feston 20-vjetorin e lindjes, mesazhi me fanellën e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment