Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/ Trajneri Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, por jam i…

Bledi Shkëmbi, trajneri i Teutës, nuk e ka fshehur befasinë e tij për barazimin pa gola të regjistruar kundër Kamzës dhe ka konfirmuar objektivat e ekipit në intervistën e dhënë për “Supersport” pas ndeshjes.

“Nuk e prisnim këtë rezultat, por jam i kënaqur me lojën, veçanërisht duke parë lojën e kundërshtarit. Nuk kemi patur fat, por ka qenë edhe meritë e Kamzës”, ka thënë Shkëmbi.

“Si zgjidhet  kriza e golit? Duhet të punojmë më shumë. Sot luajtëm mirë, por na mungoi goli. Presim lojtarët e rinj dhe mendoj se do të kemi më shumë alternativa dhe më shumë mundësi”.

“Ky barazim ndryshon objektivat? Gjithmonë e kam thënë se objektivi ynë është të sigurojmë Europën. Pavarësisht këtij barazimi të hidhur, jemi brenda objektivit tonë. Të gjithë duam ta fitojmë titullin, por përparësia jonë është Europa. Pasi ta arrijmë këtë objektiv, do të shohim se ku do të jemi”.

“Busic dhe Latif? Mendoj se nga java e ardhshme do të na ndihmojnë të dy, edhe pse nuk besoj se do të jenë në maksimumin e formës”.

Related posts

Spanja stërvitet dhe për sistemin VAR

Sadik.Autor

MEDIAT ITALIANE E BËJNË TË KRYER/ Inter heq dorë përfundimisht nga Icardi, ja arsyeja

Delo.autor

“ËSHTË BËRË SI PANUCCI, I VETMI TRAJNER NË BOTË QË…”/ ish-lojtari i Partizanit: Demi ta shkarkojë këtë tradhtar

Delo.autor

Leave a Comment