Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME LAÇIN/ Habit Devolli: Më shumë më ka mbetur peng…

Bledar Devolli ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm me Kastriotin në luftën për mbijetesë. Skuadra krutane ka marrë një pikë të rëndësishme ndaj Laçit, me ndeshjen e luajtur në Durrës për shkak të dënimit të skuadrës krutane. Pas ndeshjes trajneri i Kastriotit u shpreh i kënaqur me një pikë, por sipas tij skuadra gaboi në pësimin e golit. Devolli gjithsesi mbetet optimist për mbijetesën, duke u shprehur se llogaritë do të bëhen në fund.

Ndeshja, je i kënaqur?- Më shumë më ka mbetur peng goli që pësuam, ishte aksidental. Nuk duhet të na ndodhte, ne sot kemi falur 45 minuta. Nuk bëmë 45 minuta të mira si në ndeshjet e tjera. Pjesën e dytë ndryshuam diçka, luajtëm me topin, bëm golin. Është dhe meritë e kundërshtarit, sepse është më i vështiri në Superligë. Nuk na rrezikoi asnjëherë me aksion apo me qarkullim topi. Duhet të kënaqemi me këtë pikë, ekipi tregoi karakter dhe që nuk do ta humbasim ndeshjen,

Çfarë ndryshuat në pjesën e dytë?- Markuam më afër kundërshtarin. I kapëm mesfushën, qarkulluam topin, megjithatë, duhet të ishim më agresivë, si me Patrikun, Roxherin, Arlindin. Patëm dy-tre mundësi që duhet ti kishim shfrytëzuar. Edhe kjo pikë do jetë e vlefshme në fund të garës.

Rivalët për mbijetesë u trembin?- Me sa di unë kundërshtarët i presim në Fushë-Krujë. Edhe ne po bëjmë mirë, pas Partizanit kemi marrë 10 pikë në këto pesë ndeshje. Ne vazhdojmë punën të grumbullojmë sa më shumë pikë. Që nga ndeshja me Flamurtarin do shkojmë për të marrë sa më shumë pikë. Do vazhdojmë luftën deri në fund, unë kam shumë besim tek ekipi dhe te mbështetja që kemi në shumë drejtime.

Luftëtari rival direkt për ju?- Nuk e di, duhet të pyesni Julin me atë. Di që kemi fituar 5-1 aty. Ne respektojmë çdo kundërshtar. Do vazhdojmë punën, vetëm me punë besojmë te mbijetesa. Unë mendoj se jemi ekip më i fortë se tre-katër ekipe që janë mbi ne.  Mua më bëhet qejfi për trajnerët e rinj, ky brezi jonë të ecë sa më mirë. Pastaj llogaritë e klasifikimit do i bëjmë në maj.

Goditjet standarde?- Ne punojmë çdo ditë me goditjet standarde, dhe e kemi pikën më të fortë se kemi shtatlartësi në ekip. Këtë gjë e shfrytëzoi kundërshtari. Laçi erdhi sot njëherë e gjysmë në portën tonë dhe mori pikën. Unë nuk jam i kënaqur me 45 minutat e para, për këtë jam pak pishman.

Related posts

Dhuna në futbollit grek, UEFA ia lë në dorë një shqiptari fatet e kampionatit

Sadik.Autor

Miliona nga Flamurtari edhe dhuratë për tifozët

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ “VERILINDORËVE”/ Allmuça: Dinamo e fitoi një “titull”. Me Kukësin vlen më shumë se tre pikë

Delo.autor

Leave a Comment