Futboll Seria A Sport

MILANI BË TJETËR “GODITJE” NË MERKATO/ Transferon lojtarin e talentuar (FOTO)

Milani ka gati edhe prezantimin e futbollistit të tretë të afruar në këtë merkato vere.

Bëhet fjalë për kampionin e freskët të Afrikës me Algjerinë, Ismael Bennacer, duke marrë edhe çmimet personale si ‘Futbollisti më i mirë i turneut’ dhe ‘Futbollisti i ri më i mirë i turneut’.

Ish mesfushori i Empolit mbërriti paraditen e sotme në Milano për të kryer vizitat mjekësore, të cilat i kaloi me sukses dhe më pas është zhvendosur në zyrat e klubit kuqezi, për të nënshkruar kontratën 5-vjeçare nga e cila do të fitojë 1.5 milionë euro në sezon.

Për të marrë kartonin e algjerianit, Milani derdhi në arkat e Empolit 16 milionë euro dhe 2 të tjera në formë bonusi. Më parë Milani ka nënshkruar me Rade Krunic dhe Theo Hernandez.

Related posts

DUAN TRIPLETËN/ Marotta zbulon rivalët e vërtetë të JUVES: Janë përmirësuar shumë…

Isa.Autor

E FUNDIT/ SUPERKUPA dhe DHURATA në SULM, ja goditja e fundit e Skënderbeut

Isa.Autor

KA KLAS DHE FINESË/ VINICIUS debuton, simulimin e paska si NEYMAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment