Champions League Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NË CHAMPIONS/ Klopp: Duhet të kishim shënuar, ishte një ndeshje…

Jurgen Klopp mendon se barazimi 0-0 nuk është i keq, por shton se lojtarët e tij kanë bërë shumë gabime në sulm.

“Sot ia bëmë vetes punën e vështirë me pasimet e fundit. Kemi gabuar 10-12 herë gjatë ndeshjes duke shpërdoruar situata premtuese.

“Mund të luajmë më mirë dhe duhet të luajmë më mirë.

“Në pjesën e parë kishim mundësitë më të pastra. Nuk mbaj mend asnjë rast nga të dy krahët në pjesën e dytë.

“Për sa i përket rezultatit, është OK. Nuk është një rezultat ëndrrash, por është i mirë.

“Nuk pësuam gol megjithëse mungonte Van Dijk, shumë pak njerëz e prisnin këtë gjë. Në mbrojtje ishim shumë mirë.

“Nëse Bayern do të kishte luajtur me vetëbesim të plotë mund të kishim pasur më shumë hapësira.

“Gjithsesi mundësitë i kishim dhe duhet të kishim shënuar. Ishte një ndeshje e tensionuar.

Related posts

PO BËHET VIRALE/ Dy tenistët nuk i ndal asgjë, luajnë në fushën e përmbytur nga uji (VIDEO)

Delo.autor

Gavazaj besimplotë, ia bën të qartë Partizanit

Sadik.Autor

TOTTENHAM-AJAX/ Pas 25 minutash lojë, ndodh e pabesueshmja në gjysmëfinalen Champions (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment