Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Solskjaer: Vuajtëm pak në fillim, ja pse nuk luajti Rashford

Ole Gunnar Solskjaer mendon se fitorja 3-0 ndaj Fulham ishte përgatitja ideale për ndeshjen e së martës në Champions League ndaj Paris Saint-Germain.

Djajtë e Kuq kanë arritur fitoren e 10-të nga 11 ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Solskjaer falë dopietës së Paul Pogba dhe golit fantastik të Anthony Martial.

“Ishte nxehja e përsosur në prag të PSG pasi Fulham është një fushë e vështirë. Vuajtëm pak në fillim, por pas golit të parë dominuam.

“Rashford në stol? Nëse duam të kemi sukses këtë sezon, atëherë të gjithë duhet të kontribuojnë. Të gjithë duhet të jenë gati pasi shansi i tyre do të vijë.

“Nuk jam unë ai që po bën diferencën këtu, por i gjithë ekipi. Jemi të gjithë së bashku. Kemi luajtur mirë në 11 ndeshjet e fundit.

“Janë lojtarët ata që luajnë, është stafi, mënyra se si i bëjmë detyrat në qendrën stërvitore, nuk është merita apo faji i një personi të vetëm.”

Related posts

PAS 12 MINUTASH LOJË/ Villarreal në avantazh ndaj “Los Blancos”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

DORTMUND-BAYERN MUNICH/ Reus me një SUPER GOL, Alaba i përgjigjet me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Barazohet shifrat në ndeshjen midis Juventusit – Bologna (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment