Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ SAMPDORIAS/ Radja Nainggolan: Duhet të fitojmë për të punuar të qetë, mendoj se Icardi…

Pas fitores ndaj Parmës dhe asaj me Rapid Ëienn në Europa League, Inter gjen sërish 3 pikë të tjera shumë të rëndësishme në “San Siro” me Sampdoria. Zikaltërit kanë triumfuar në shtëpi falë golave të realizuar nga D’Ambrosio dhe Nainggolan.

Në përfundim të ndeshjes, Nainggolan, që me golin vendimtar të shënuar këtë të dielë ka shkelmuar kritikat e shumta, foli për situatën te Inter.

“Skuadrat që ndjekin po shtyjnë dhe ne duhet të bëjmë detyrën tonë. Duhet të fitojmë për të punuar të qetë. Shpresojmë që edhe gjërat jashtë fushe të zgjidhen. Skuadra është kompakte dhe duam të fitojmë”, u shpreh belgu i Inter.

“Unë mendoj se Icardi ka dhënë gjithmonë gjithçka, shpresoj për atë dhe për skuadrën që të rikthehet sa më parë. Në sulm kemi një tjetër futbollist që po luan shumë mirë, por kemi nevojë për të gjithë dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më parë”, vijoi Nainggolan.

“Në të kaluarën kam patur problem, por tani mendoj vetëm për të luajtur dhe të jap më të mirën për Inter, duam fitoret. 3 pikët janë të rëndëshme. Në kampionat duhet të fitojmë dhe të qëndrojmë aty, në Europë bëhet e bukur sepse janë eliminimet direkt”, deklaroi Nainggolan.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Atmosferë e mrekullueshme, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Liverpool në prag të ndeshjes (Video)

Sadik.Autor

Historiku i Botërorëve/ Krijimi dhe të fshehtat e kompeticionit të parë Uruguay 1930

Sadik.Autor

NGA COCA COLA TEK BIRRA/ Janë 2 miliardë euro në lojë, UEFA del me komunikatë zyrtare kundër CR7 me shokë

Delo.autor

Leave a Comment