Futboll Premier League Sport

“PARAKALOHET” FERGUSON/ Roy Hodgson vendos një rekord historik në Premier

Roy Hodgson është bërë trajneri më i vjetër në historinë e Premier League pasi ka kaluar Sir Bobby Robson ditën e diel.

Trajneri i Crystal Palac ka parakaluar Sir Alex Ferguson në fillim të sezonit, por tani është në krye.

Rekordi i Robson ishte 71 vjeç dhe 191 ditë, ai ishte momenti kur u shkarkua nga Newcastle në vitin 2004.

Hodgson mori drejtimin e Newcastle gjatë shtatorit të 2017, pas aventurave te Blackburn, Fulham, Liverpool dhe West Brom.

Ai do të bëhet trajneri i parë 72-vjeçar në Premier League nëse mbetet në Selhurst Park deri në startin e sezonit të ardhshëm.

Në karrierën 41-vjeçare, Hodgson ka trajnuar 21 skuadra të ndryshme, ndër to ka qenë tek Inter, por edhe në Zvicër, Finalndë dhe Arabi.

Related posts

“EL CLASICO”/ Modric është “MAGJIK”, Real Madrid hipotekon fitoren (VIDEO)

Delo.autor

MOVIOLA E DINAMO-PARTIZANI/ Gjyqtari Jorgji gaboi tek penalltia, e korrigjoi VAR-i (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFON NDAJ LITUANISË/ I papërmbajtshëm Ronaldo, ja rekordi që ka thyer në “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment