Futboll Seria A Sport

PAS HUMBJES NDAJ BOLOGNAS/ Spalletti: Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, duket qartë që…

Inter ka harruar të shënojë. Dhe kur nuk shënon, nuk ke si fiton ndeshjet.

Skuadra zikaltër është mposhtur nga Bologna 1-0 në San Siro dhe është zhytur në krizë pas tre ndeshjeve pa shënuar, dy humbjeve dhe një barazimi. Pa harruar eliminimin nga Lazio në Coppa Italia.

Pas ndeshjes, Luciano Spalletti foli për Sky Sport: “Ka disa gjëra që më kanë bezdisur, ndërsa për të tjerat, do ta analizojë ndeshjen të hënë në mëngjes përpara ekipit”.

“Jemi të frikësuar. Kur ti humb një rast dhe kundërshtari shënon, gjithçka bëhet më e vështirë”.

“Nëse nuk ke një karakter të fortë, si historia dhe stadiumi i këtij klubi, atëherë do të vuash”.

“Duket qartë që ka diçka që na mungon, të tjerët luftojnë më tepër se ne. Vërshëllimat? Kam gjithë jetën që jetoj me to. Kur paguan për biletën, pret të shohësh diçka tjetër, sidomos nga një ekip me emrin Inter”.

“E ardhmja ime? Për mua nuk ndryshon asgjë”.

Related posts

I NXJERR TË PALARAT RONALDOS/ Helguera: E kthente shtëpinë në lokal nate, harbohej me dhjetëra vajza

Delo.autor

Moura e pranon: Tottenham është një klub më i madh se PSG

Sadik.Autor

As Neymar, as Ronaldo, as Messi, një ish-lojtar i Milanit futbollisti më i pasur në botë

Q.Autor

Leave a Comment