Futboll Premier League Sport

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER CITYT/ Emery: Na duhet ndihmë e madhe për t’ja dalë

I zhgënjyer pas disfatës së pësuar përballë Manchester City me rezultatin 3-1, trajneri i Arsenal, Unai Emery, që tashmë e sheh veten jashtë zonës së Europës, me Manchester United që i ka rrëmbyer vendin e pestë, ka pranuar superioritetin e theksuar të “Qytetarëve”.

“Ata shfaqën superioritetin e tyre në 90 minuta. Manchester City ruajti të pandryshuar nivelin e vet në 90 minuta, ndërsa niveli ynë në pjesën e dytë ishte edhe më i dobët se në fraksionin e parë të lojës. Tashmë sfida jonë është ndeshja e javës së ardhshme”.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të përmirësohemi dhe të mendojmë si mund të jemi më të mirë. Pasi humb 3-1 nuk është e lehtë të thuash se kemi shanse të kapin një nga katër vendet e para, por e dimë se na duhet ndihmë e madhe për t’ja dalë”.

“Javën e kaluar fituam dhe ishim bashkë me Chelsean në vendin e katërt, ndërsa sot humbën ndeshjen dhe pozicionin në klasifikim. Tani do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe nëse fitojmë atëherë mund të përfitojmë për të ngjitur vendet”.

Diferencat mes nesh dhe Cityt janë si ky rezultat. Ne duhet të bëjmë punën tonë. Rezultati është diferenca”, deklaroi trajneri i Arsenal, Unai Emery për “Sky Sports”.

Related posts

MILANI DHE INTERI MBETEN “THATË”/ Liverpool favorit për firmën e italianit 50 milionësh

Isa.Autor

SI SOT 15 VITE MË PARË/ Lorik Cana kujton ditën kur Shqipëria mposhti kampionët e Europës (FOTO)

Delo.autor

RREZIKON EUROPA LEAGUE/ Napoli e pëson në fund, Parma fiton ndeshjen e penalltive

Delo.autor

Leave a Comment