Futboll Sport

PAS MESAZHIT THUMBUES/ Solari i përgjigjet Isco: Ja cila është detyra e një futbollistit profesionist

Santiago Solari doli në një konferencë shtypi në prag të derbit madrilen, kundër Atletico Madrid. Trajneri argjentinas foli edhe për atmosferën e skuadrës së tij pas barazimit në “Camp Nou”, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, si dhe për Isco, njërin prej protagonistëve në kampin e bardhë.

Si është bilanci në dhomën e zhveshjes?
Ne punojmë çdo ditë për t’u forcuar taktikisht, fizikisht dhe psikologjikisht.

Alvaro Morata mund ta festojë golin…
Respekt për kundërshtarin, por kjo nuk ka të bëjë me shprehjen e sadisfaksionit të vetëm një lojtari.

Cila është situata e Isco?
Ka pasur një problem me fytin, por do ta vlerësojmë këtë pasdite.

Ka ndodhur një tragjedi te Flamengo, ish-shtëpia e Vinicius…
Ai është i shqetësuar, sepse ajo ishte shtëpia e tij. Kjo është normale, sepse kemi të bëjmë me një lajm shumë trishtues.

Mesazhi i Isco në Twitter…
Detyra e një futbollisti profesionist është për t’u trajnuar 100% për ekipin, për t’i shërbyer klubit sa më mirë. Kjo vlen për të gjithë lojtarët, që janë duke punuar shumë mirë.

A jeni zemëruar me këtë mesazh?
Epo…

Cilat janë dallimet dhe ngjashmëritë tuaja si trajner me Simeone?
E vlerësoj dhe kam respekt për “El Cholo”. Ka qenë trajneri im dhe e vlerësoj si një eksperiencë të bukur ndarjen e gjërave profesionale me të.

Related posts

AKUZA E KRITIKA/ Ja çfarë bën çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit BALOTELLI

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ PSG-ja merr vendimin për trajnerin Tuchel, ja sa e zgjat kontratën

Delo.autor

KA RILINDUR/ ROBBEN shijon rolin e tanishëm tek Bayern me gola dhe spektakël

Isa.Autor

Leave a Comment