Futboll Sport

TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Vdiqën 10 persona nga zjarri, reagon Vinicius për ish-klubin: Jam duke…

Ylli i ri i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar menjëherë pasi u bë i ditur lajmi për zjarrin që përfshiu kampin stërvitor të ish-klubit të tij, Flamengos, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona.

Sipas policisë braziliane, zjarri filloi në atë pjesë të kampit stërvitor ku flenë zakonisht futbollistët.

“Jam duke i kujtuar netët dhe ditët që i kam kaluar në atë kamp stërvitor, është e frikshme! Ende nuk mund ta besoj, por jam duke u lutur për të gjithë! Zoti i bekoftë familjet e të gjithëve”, shkruan Vincius në Twitter.

Vincius ka qenë pjesë e akademisë së Flamengos, para se të bëhej pjesë e ekipit të parë të këtij klubi në vitin 2017.

Gjatë merkatos së verës së vitit të kaluar, Vincius u transferua te Real Madridi për 61 milionë euro.

Related posts

ZYRTARE/ Santi Cazorla largohet nga Arsenali

Sadik.Autor

NDIZEN POLIMIKAT PAS KUALIFIKIMIT NË CHAMPIONS/ Papu Gomez akuzohet se ka goditur me grusht trajnerin Gasperini

Delo.autor

Messi vrapon më pak në Champions League, i pari një gjerman

Sadik.Autor

Leave a Comment