Futboll Seria A Sport

PENALLTIA DRAMATIKE KUNDËR INTERIT/ Ja arsyet pse arbitri mori vendimin për ta akorduar

Penalltia e akorduar nga gjyqtari Rosario Abiso në favor të Fiorentinës, në minutat e fundit të takimit ndaj Interit, që solli edhe barazimin 3-3, ka shkaktuar një “furtunë” të madhe në gadishullin apenin.

Por, përveç të gjithë atyre tregojnë se rasti i D’Ambrosios nuk ishte penallti, “Sportmediaset” rreshton faktet se pse kryesori i sfidës e akordoi atë 11-metërsh.

Teksa po shikonte rastin në VAR, i cili zgjati plot 4 minuta, ku 2 minuta Abiso i kaloi para monitorëve duke parë e riparë momentin, vetëm 4 kamera tregonin se D’Ambrosio e kishte prekur topin me gjoks, ndërsa dy kamera të tjera linin dyshimin se në vazhdimësi kishte edhe një prekje me dorë, pas lëvizjes së zgjuar të lojtarit të Interit që i shkon topit me trup dhe me dorë.

Kryesori Abiso po shfrytëzonte pikërisht ato pamje nga ato dy kamera, duke u siguruar, që imazhet t’i jepnin të drejtë, e të mos gabonte. Sipas protokollit, vetëm nëse kryesori që drejton sfidën, është 100% i sigurt, atëherë mund të anulojë apo të marrë një vendim tjetër, për një rast që ai e kishte akorduar tashmë penallti. Dhe, vendimi final i takon vetëm atij dhe askujt tjetër.

Por, sicc raportojnë në Itali, zyrtarët e komisionit të arbitrimit nuk e kanë pëlqyer aspak kokëfortësinë e Rosario Abisos për këtë rast. Nga ana tjetër, janë të kënaqur me thirrjet që bënë arbitrat nga salla e VAR-it për rastet e takimit mes Fiores dhe Interin, dhe në përgjithësi me rastet në javën e 25-të në Seria A.

Related posts

E BUJSHME/ Koronavirusi zhvlerëson Neymar, braziliani parakalohet nga dy anglezë

Delo.autor

Neymar: Real Madridi është ekipi që do të zbresë nga froni Barcelonën në vitet e ardhshme

Sadik.Autor

Trajneri Sarri drejt rinovimit me Napolin, por me klauzolë lirimi

Sadik.Autor

Leave a Comment