Futboll Sport

BARAZIMI NË FIRENCE/ VAR e bën të pasur, ja sa fitoi tifozi pas golit në ‘101-të

Ndeshja Fiorentina-Inter 3-3 ka mbajtur në ankth një bastexhi, që ka falënderuar VAR-in. Penalltia e transformuar nga Jordan Veretout në minutën e 101-të të lojës i ka dhënë 8,950 euro një bastexhiu. Ai kishte vendosur në skedinë 10 ndeshje dhe kishte kapur 9 të tilla. E fundit ishte barazimi mes Fiorentinës dhe Inter.

Shenja “X” dukej e vështirë për t’u arritur deri në momentin kur gjyqtari, përmes VAR-it, vendosi t’i japë një penallti Fiorentinës. Veretout e transformon në gol dhe barazon shifrat në 3-3, ndërkohë që është minuta e 101-të e lojës dhe nuk ka më kohë. Personi kishte vendosur 5 euro në skedinë, e cila kishte koeficentin 1,790. Në fund ai ka arkëtuar 8,950 euro.

Që kjo do të ishte fundjava e tij kjo ishte kuptuar që nga dita e shtunë, pasi personi në fjalë kishte në skedinë edhe shenjën “2” në ndeshjen Frosinone-Roma. Në këtë ndeshje, Dzeko realizoi golin e fitores në minutën e fundit.

Por momentet më dramatike ai i ka përjetuar pikërisht në minutat shtesë të Fiorentina-Inter. Nga kjo shumë e fituar, bastexhiu duhet të shpenzojë ndonjë euro për të blerë disa qetësues…

Related posts

Xhejms Adeniji: Ndaj Lushnjës nuk ishte aq e lehtë, ju tregoj skemën e golit që shënova

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Liverpool kursen golat për Roma-n, barazon me Stoke në “Anfield”

Sadik.Autor

Jo vetëm shou, këto janë 10 rekordet që Ronaldo theu ndaj Spanjës

Sadik.Autor

Leave a Comment