Champions League Futboll Sport

PËRJETOI NJË “MBRËMJE TË ZEZË”/ Ronaldo nervoz: Unë kam 5 Champions, do ta shohim…

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të zezë në Madrid, sepse Atletico e dërrmoi Juventusin dhe rezultati 2-0 është mjaft i vështirë për t’u përmbysur. Vetë portugezi nuk mundi të bënte shumë, mes mbrojtësve të hekurt të Atletico-s, ndërsa gjatë ndeshjes u nervozua jo vetëm për aktin se nuk po i ecte loja, por edhe për ngacmimet nga tifozët e Atletico-s, rivalët e egër të Realit, ku CR7 luante dhe fitonte trofe pa fund deri vjet.

Batutat dhe ofendimet nga tribunat nuk kishin të ndalur, derisa Ronaldo u kthye nga tifozët dhe telekamerat e kapën duke bërë shenjën “5” me gishta. Pesë, si Champions që ai ka fituar me Realin, 5 si Topat e Artë që ai ka fituar.

Pas ndeshjes Ronaldo nuk u ndal fare të fliste për gazetarët, ndërsa dukshëm nervoz tha në ecje e sipër: “Gjesti me dorë? Do të thotë që unë kam fituar 5 Champions, ndërsa ju zero. Do ta shohim kush do kualifikohet“.

Related posts

BYLIS-FLAMURTARI/ Të dyja ekipet synojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Lacio në avantazh të dyfishtë, Girud ndëshkon BATE-n (VIDEO)

Isa.Autor

Totti: Një ofertë e Juventus për djalit tim? Do t’i thoja…

Q.Autor

Leave a Comment