Futboll La Liga Sport

MË KE SHOK EKIPI/ Momenti kur Umtiti futi në SHERR Costën dhe Griezmann (VIDEO)

Diego Costa është kapur nga kamerat duke i bërtitur Antoine Griezmann pasi ky i fundit i mbajti krahun e lojtarit të Barcelona-s përpara shokut të ekipit.Tensioni ishte i lartë në pjesën e dytë gjatë barazimit të Barcelona-s dhe Atletico Madridit dhe Costa është përfshirë në një sherr me Samuel Umtiti të Barça-s.

Griezmann sillet si një paqeruajtës që mundohet të qetësojë gjakrat, por Costa i ka bërtitur duke i thënë: “Më ke shok ekipi!”

Griezmann ka fituar Kupën e Botës përkrah Umtiti gjatë verës dhe Costa mendon se miqësitë e kombëtareve duhet të lihen mënjanë në ndeshje të tilla. Gjithsesi të dy u qetësuan pak momente më vonë kur Costa shënoi golin e avantazhit pas krosit të Griezmann.

Related posts

Ronaldo ua mbyll gojën mediave për Irinën

Sadik.Autor

KOMPETICIONI “FUTBOLLI 5×5″/ Zyrtari i FSHF-së: Nuk lejohen futbollistët profesionistë, ja si do të organizohet

Delo.autor

FORMULA 1/ Skuadra Haas zbulon makinën, djali i Schumacher ulet në njëvendëshen me ngjyrat e flamurit rus

Delo.autor

Leave a Comment