Futboll Seria A Sport

PËRPLASJA ICARDI-INTER VAZHDON/ Marotta bën gati ofertën për rinovimin e yllit, ja shifrat

Siç njoftoi Beppe Marotta, Interi është gati për të zyrtarizuar ofertën e rinovimit me Mauro Icardin, edhe pse situata me ish-kapitenin, të cilit iu hoq shiriti, nuk është qetësuar ende. Në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport” shpjegohet se drejtuesit e klubit zikaltër do t’i bëjnë propozimin e vet argjentinasit, që ata e gjykojnë të përshtatshëm, në mënyrë që më në fund të dalë “tym i bardhë”.

Merret vesh se Marotta do t’i ofrojë një kontratë prej 6.5 milionë euro në sezon, e cila të shtrihet në kohë deri në vitin 2023. Një shumë shumë më e ulët se ajo që ka qenë kërkesa e menaxheres së lojtarit, Wanda Nara, e cila kërkoi nga zikaltrit diçka mes 9 dhe 10 milionë eurove në sezon. Të paktën sipas atyre që bëjnë me dije mediat italiane. Tani topi do të kalojë pafundësisht te Wanda Nara (gruaja dhe menaxherja e sulmuesit), e cila do të duhet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo propozimin e Interit.

Tashmë nuk ka kthim prapa. Palët duhet të vendosin. Një zgjedhje për t’u parë, duke pasur parasysh se javën e kaluar, në “Tiki Taka”, gruaja e ish-kapitenit zikaltër shpjegoi se deri në fund të sezonit nuk do të kishte rinovim kontrate me Interin. Kjo çështje ka krijuar shumë zhurmë në mjedisin zikaltër dhe më gjerë. Icardi nuk e ka kapërdirë dot zgjedhjen e klubit për t’i hequr shiritin.

“Ky veprim ishte sikur dikush t’i kishte prerë njërën këmbë Icardit”, – shpjegoi gruaja e tij në lot, por kjo gjë nuk do të jetë temë e diskutimit. Interi është i vendosur: vendimi i marrë nuk do të kthehet mbrapsht. Mbetet për të kuptuar nëse vendimi në fjalë do të ndikojë në rinovimin e argjentinasit me Interin apo jo. Klube të tjerë vigjëlojnë, mes tyre edhe Juventusi armik…

Related posts

PARA QENDRËS STËRVITORE/ Solari dhe biondja enigmatike tërbojnë Spanjën (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO I VË FLAKËN DERBIT TË MADONINËS/ Mesfushori Calhanoglu tradhton Milanin, kalon tek Inter

Delo.autor

NGA MAURIZIO TEK MAURICIO/ Lëkundet stoli i Sarrit. Tjetër konfrontim me lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment