Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN ICARDI/ Marotta: Do e sqaroj me Spalletin, që do të…

15 dhjetor 2018, kjo është data e fundit kur Mauro Icardi shënoi gol për Interin në Seria A, gol që i dha atë tre pikë kundër Udinese. Thatësira e tij dhe zvarritja e rinovimit të kontratës janë kthyer në dy çështje që shqetësojnë lojtarin dhe klubin.

Në fund të ndeshjes me Parmës, trajneri Luciano Spalletti ishte i qartë kur tha se rinovimi i kontratës duhet të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur, pasi është zgjatur për disa muaj dhe bashkë me merkaton kanë shkaktuar shpërqendrim te sulmuesi i tyre.

Në lidhje me këtë çështje reagoi edhe gruaja-agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e cila tha se rinovimi i kontratës nuk është i nxituar, por klubi duhet ta mbrojë atë sepse nga brenda klubit dalin fjalë të këqija për Icardin.

Në lidhje me të gjitha këto fjalë reagoi edhe Beppe Marotta, i cili u ndesh me gazetarët në dalje të selisë së Interit dhe theksoi se:

“Nuk ka çështje Icardi, këto janë situata që ne do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë në interes të të gjithëve. Kjo do të sqarohet edhe me Spalletin, që do të jetë e drejtë ta bëj. Kam folur me të në telefon, do të takohem me të sot ose nesër në mëngjes. Do të jetë një moment krahasimi për t’u kthyer në normalitet: unë dhe tekniku dëshirojmë të mirën e Interit”, tha Marotta.

Related posts

PROPOZIMI I MALDINIT/ Igli Tare i jep përgjigjen përfundimtare Milanit (FOTO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arrihet marrëveshja, “Katalanasit” sigurojnë mbrojtësin e Manchester City-t…

Delo.autor

Juventus, 23 vite me përmbysje historike në Europë (përveç njërës)

Q.Autor

Leave a Comment