Futboll Premier League Sport

JO VETËM CHELSEA/ 4 ekipe të tjera angleze nën hetim nga “FIFA”

Chelsea është vetëm maja e ajsbergut, pasi FIFA mund të pezullojë merkaton edhe për 4 klube të tjera të Premier League. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Sun”, sipas së cilës FIFA është duke hetuar edhe disa klube të tjera “big” të Anglisë, në lidhje me transferimin e lojtarëve të rinj.

Ekipi i Chelsea është dënuar nga FIFA për të mos kryer transferime në merkato për dy sesione (verë 2019 dhe janar 2020). Kjo vlen si për lojtarët që afrohen ashtu dhe ata që largohen nga “blutë” e Londrës. Por të njëjtin dënim mund të marrin edhe 4 apo më shumë ekipe angleze, emrat e të cilave nuk bëhen me dije.

“FIFA ka dënuar jo vetëm ekipin e Chelsea por edhe Federatën Angleze të Futbollit, për shkelje të regjistrimit dhe transferimit të lojtarëve nën moshën U-18. Gjithsesi, ne jemi duke hetuar edhe klube të tjera britanike në lidhje me transferimin e lojtarëve të tjerë nën këtë moshë. Kjo mund të sjellë në të ardhmen të tjera masa disiplinore”, thuhet në vendimin e FIFA-s.

Related posts

Ylber Ramadani mes ofertave dhe ngjitjes, flet menaxheri i tij

Sadik.Autor

HUMBJA NË DERBI/ Daja drejt largimit, del emri i ish-trajnerit të Tiranës si kandidat për stolin e Partizanit

Delo.autor

RIKTHIMI I BUJSHËM/ Neymar e zbulon para kohe skuadrën ku do transferohet

F.autor

Leave a Comment