Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Teuta “fituesja” e javës, Partizani +7 nga vendi i dytë. Zona e ftohtë është “zjarr” (FOTO)

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të 22-të, dhe tabela e renditjes merr një formë mjaft interesante.

artizani mbetet në vendin e parë, me 46 pikë, ndërsa e dyta Teuta, me 39 pikë, -7 nga kryesuesit e kuq. Me 38 pikë, rrëshket në vendin e tretë Kukësi, pasi Teuta e mundi në sfidën direkte.

Laçi i rimerr sërish vendin e katërt Skënderbeut. Kurbinasit gjenden me 34 pikë, ndërsa pas fitores së Flamurtarit ndaj korçarëve, barazohen në vendin e pestë dhe të gjashtë, të dyja me nga 33 pikë.

Tirana me barazimin ndaj Luftëtarit, mban në 3 pikë diferencën me gjirokastritët, dhe tashmë ekipi i Memës mban vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa bluzinjtë të tetët me 22 pikë.

Kastrioti mundi në finalen e mbijetesës Kamzën, duke e lënë me 16 pikë në vendin e fundit, ndërsa ekipi i Devollit shpreson sërish, teksa gjendet i parafundit me 19 pikë.

Related posts

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen e radhës, kushton 50 milionë euro

Isa.Autor

KA SHKËLQYER NË FRANCË/ Manchester City gati 32 milionë euro për mbrojtësin…

Delo.autor

“MAGJI” NGA PORTA NË PORTË KENI PARË? Spektakël në Turqi, shikoni golin që mahniti të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment