Futboll Seria A Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Ninja” i jep fitoren Interit, feston edhe Icardi

Inter ka fituar 2-1 ndaj Sampdoria-s  në San Siro, duke u shkëputur përsëri ndaj Milan-it që ishte afruar vetëm një pikë në renditje.

Ishte një ndeshje argëtuese pasditen e së dielës në Milano dhe zikaltrit e kanë merituar plotësisht fitoren.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, vendasit morën frenat e lojës në dorë duke ushtruar presion mbytës ndaj kundërshtarëve.

Inter shpërdoroi disa mundësi të mira përpara se të shënonte golin e avantazhit me D’Ambrosio.

Megjithatë, Samp barazon menjëherë me Gabbiadini, i cili shfrytëzoi më së miri një gatë të prapavijës vendase.

Pak minuta më pas erdhi goditja fantastike e Radja Nainggolan nga distanca që i dha tre pikët Inter-it.

Në stadium ishte edhe Icardi, i cili është parë duke festuar golat e shënuar nga shokët e ekipit.

Related posts

“ËSHTË NJË PROBLEM I VEÇANTË”/ Thiago Silva zbulon klubin e ri të Neymar: Ai do të forcojë një ekip, që…

Delo.autor

DREJT RIKTHIMIT NË FUSHË PAS DËMTIMIT/ Theo Hernandez zbulon: Objektivi ynë është kualifikimi në…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Kampionët e Italisë refuzojnë këmbimin me Real Madrid, ylli kërkon të shitet

Delo.autor

Leave a Comment