Futboll Ligue 1 Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Parisi triumfon, por humb lojtarin më të mirë të vitit

Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e javës së 22-të të Ligue 1 ndaj Bordeaux me rezultatin e ngushtë 1-0 në Parc des Prices.

Kryesuesit e kampionatit francez janë rikthyer te fitorja pas disfatës së parë të sezonit ndaj Lyon fundjavën e kaluar.

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Edinson Cavani, i cili pak më pas ka dalë nga fusha i dëmtuar.

Akoma nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i sulmuesit uruguaian, por ai rrezikon të mos luajë ndaj Manchester United në Champions League ditën e martë.

Pas Neymar, PSG mund të humbasë një tjetër lojtar kyç të skuadrës.

Cavani është sulmuesi që ka shënuar më shumë gola (7) gjatë vitit 2019, më tepër se çdo lojtar tjetër.

Related posts

YLLIT KROAT NJË HAP LARG ARSENALIT/ Marotta shet Perisic, por me një kusht

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”, Shqipëria mundet minimalisht

Sadik.Autor

“Prishet” gara që tani, dy klube të Superiores në shtegtim?

Isa.Autor

Leave a Comment