Futboll Seria A Sport

ROKADË DREJTUESISH/ Monchi largohet nga Roma, ja ekipi që preket…

Drejtori sportiv i Roma-s, Ramon Rodriguez Verdejo ose ndryshe i njohur si Monchi do të largohet nga klubi kryeqytetas për të vijuar karrierën te Arsenal, që po e kërkon me ngulm për të zënë vendin e Sven Mislintat, i cili u largua në verë.

Klauzola e largimit nga Roma do i kushtojë 3 milionë euro londinezëve, por për Arsenal kjo do ishte një goditje e madhe sepse Monchi është aleat perfekt me trajnerin Unai Emery, të cilët së bashku kanë fituar tre Europa League kur ishin te Sevilla.

Ky largim do detyronte presidentin e Roma-s, James Pallota të vihej në lëvizje për një zëvendësues dhe emri i drejtorit sportiv të Interit, Piero Ausilio është pista më konkrete. Afrimi i Beppe Marotta-s te klubi milanez i heq pushtetin dhe indikimin që Ausilio ka, për këtë ai do kërkojë një zgjidhje për veten e tij dhe Roma është alternativa e duhur.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Nuk bën pjesë në planet e Koeman, Barcelona i ofron Coutinho-n klubit…

Delo.autor

GETAFE-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“ZGJOHET” PAS NJË VITI E GJYSMË NË MERKATO/ Tottenham arrin marrëveshjen me talentin e Premier…

Delo.autor

Leave a Comment