Futboll La Liga Sport

AKUZAT PËR PASTRIM PARASH/ Në pritje të gjyqit, ish-presidenti i Barcelonës lihet….

Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell do të lihet i lirë, në pritje të gjyqit të tij në lidhje me akuzat për pastrim parash falë shitjes së të drejtave televizive për ndeshje të kombëtares së Brazilit.

Rosell ka qe në burg për më shumë se 21 muajsh, pasi akuzohet për shpërdorim fondesh dhe përvetësim të paligjshëm të tyre (rreth 20 milionë euro), nga shitja e të drejtave televizive dhe organizimi i miqësoreve të Brazilit, si dhe nga një kontratë sponsorizimi mes Brazilit dhe kompanisë Nike, për të cilën Rosell ka punuar si shef ekzekutiv në Brazil. Gjithashtu, Rosell akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Të martën Rosell doli para gjykatës dhe mohoi çdo akuzë, ndërsa më në fund gjykatësit vendosën t’i jepnin lirinë e përkohshme, pasi ish-presidenti i Barcelonës në periudhën 2012-14 nuk është dënuar ende për ndonjë krim. Deri tani lirimi i tij ishte mohuar nga frika e arratisjes së tij nga Spanja, ndaj tani i është konfiskuar pasaporta dhe do të duhet të paraqitet rregullisht në gjykatë, derisa të mbahet gjyqi final, në mars.

Prokurorët në Spanjë kërkojnë 11 vite burg për Rosell, si dhe thuajse 60 milionë euro gjobë.

Related posts

PAS FITORES NDAJ EMPOLIT/ Gattuso i pakënaqur: Ne duhet të tregohemi të aftë…

Delo.autor

Gallatasaraji “pazar” në Milano, kërkon 2 sulmuesit e Milanit dhe futbollistin e Interit

Sadik.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Belgjikë-Portugali. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment