Futboll La Liga Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Bale: Ja asyeja pse nuk flas me Zidane që nga ai moment

Bale është kthyer të flasë në lidhje me marrëdhënien e tij me Zidane. Uellsiani ka rrëfyer për “FourFourTwo” momentet më të rëndësishme të finales së Kievit dhe atë që ka ndodhur më pas. Lamtumira e francezit ka qenë e papritur, por jo aq e dhimbshme për sulmuesin. Edhe pse largimi i befasishëm i trajnerit ka kontribuar në vështirësitë që Real Madrid ka patur në fillimin e sezonit.

Gjithsesi, askush nuk dinte asgjë, duke përfshirë edhe Bale. “Nuk më ka thënë asgjë për lamtumirën e tij, nuk kam folur më me të pas finales. Marrëdhënia jonë ishte e mirë, por nuk mund të them se ishim miq të ngushtë. Ishte një marrëdhënie normale pune…”.

A ka lidhje qëndrimi në stol në finale, e cila u vendos nga dy golat e uellsianit? Ndoshta… “Jam ndier shumë keq. Kisha luajtur shumë mirë pas kthimit nga dëmtimi, duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ndieja se e meritoja të isha titullar…”. Më pas, kur është futur në lojë… “Isha i dëshpëruar, doja të luaja me çdo kusht. Madje isha i zemëruar, ndoshta kjo është arsyeja pse bëra atë që bëra”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Probleme për Juventus, Leonardo kërkon të marrë objektivin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

Hitzfeld: Lewandowski është egoist, gaboi me sjelljen ndaj Heynckes

Sadik.Autor

BARCELONA-GETAFE/ Një gafë e pabesueshme, mbrojtësi Chakla i dhuron një gol “Katalanasve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment