Futboll

Dortmund-Frankfurt, në “Iduna Park” luhet për një vend në Champions

Borussia Dortmund duket se po kalon krizën e parë nën drejtimin e Peter Stoger. Verdhezinjtë, në fakt, nuk ka fituar asnjë nga dy ndeshjet e fundit të kampionatit dhe do të paraqiten në ndeshjen e kësaj të diele pas humbjes zhgënjyese2-1 të pësuar në Europa League kundër Salzburg-ut.

Përballë tyre do të jetë një Frankfurt që mund të parakalojë pikërisht Dortmund-in, në rast se arrin të marrë 3 pikët. Miqtë janë në vendin e katërt me 42 pikë, po aq sa vendasit, të cilët kanë një diferencë më të mirë golash.

Borussia, nga ana e saj, do të kërkojë të përfitojë nga fakti se Frankfurt ka pasur vështirësi në shënimin e golave në ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë kundër Augsburg dhe Stuttagrt, në të cilat nuk e ka gjetur asnjëherë rrjetën.

Gjithashtu, udhëtimet në Dortmund nuk ka qenë shumë të kënaqshëm për Eintracht, që ka marrë vetëm 7 fitore nga 45 takimet e luajtura në “Signal Iduna Park”. Të dy ekipet kanë shënuar në katër përballjet e fundit direkte. Ndeshja e luajtur në fazën e parë është mbyllur në barazim 2-2.

Related posts

NEYMAR DËSHIRON RIKTHIMIN NË “CAMP NOU”/ Xavi Hernadez: Le të shohim se çfarë bën Barcelona…

Delo.autor

PERIUDHË E KEQE PËR OZIL/ Emery : Ishte një ndeshje e vështirë dhe kisha opsione të tjera

Isa.Autor

Totti: Messi është më i miri në botë, por mos i tregoni Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment