Boks Sport

Joshua merr 10 ditë kohë për të reflektuar pas ofertës së Wilder

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik Anthony Joshua ka deklaruar sot se britaniku do të marrë 10 ditë kohë për të vendosur në lidhje më ofertën që rivali amerikan Deontay Wilder i ka bërë pak ditë më parë. Wilder i ofroi një ndarje 50-50 të të ardhurave nga duel mes tyre, duke i garantuar minimalisht një fitim prej 50 milionë dollarësh. Por pas kësaj oferte, Joshua ende nuk ka marrë një vendim dhe duket se do ta diskutojë këtë ofertë me stafin e tij para se të japë një përgjigje përfundimtare.

Duket se Anthony Joshua është i shqetësuar nga fakti se drejtuedit e kategorive ku ai mban titujt kampionë bote nuk do ta lejojnë që ta zhvillojë këtë sfidë, pasi WBA i ka kërkuar që të duelojë ndaj rusit Alexander Povetkin. “Janë 3 kandidatë, pasi përveç Wilder e Povetkin është edhe Jarrell Miller që është në “top 5” boksierët më të mirë në botë. Për të bërë një zgjedhje të duhur, Joshua ka kërkuar 10 ditë kohë. Joshua është një djalë i zgjuar dhe jam i bindur se do të marrë vendimin e duhur”, u shpreh Eddie Hearn.

Related posts

POTHUAJSE TË GJITHË NË MERKATO/ Conte ka zgjedhur të paprekshmit e Interit të tij

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ 4 lojtarët që kërkon të blejë Manchester City në merkaton e verës

Sadik.Autor

KAMPIONAT I TRAZUAR/ Me Salernitana të përjashtuar nga Seria A, renditja dhe rëniet ndryshojnë

Delo.autor

Leave a Comment