Futboll La Liga Sport

Rrëfimi tronditës i yllit të Real Madrid: Kam luajtur me injeksione çdo ndeshje, për Brazilin jap jetën

Futbollisti i talentuar i Real Madrid, 18-vjeçari Rodrygo mbeti jashtë Kupës së Botës U-20. Brazili fitoi të dielën ndaj Argjentinës me rezultatin 1-0, për të hequr trofeun e CONMEBOL U-20 nga duart e bardhekaltëve, por pa mundur dot të sigurojë kualifikimin për në Kupën e Botës, që do të zhvillohet këtë vit në Poloni.

Brazili u rendit në vend të pestë, me pesë pikë, po aq sa Kolumbia por me një golavarazh më negativ, duke mbetur jashtë kompeticionit për të dytën herë radhazi.

Një sakrificë e çuar dëm ajo e yllit të Real Madrid, Rodrygo, i cili është aktivizuar në një skuadër mediokër, por duke vuajtur gjithmonë probleme fizike. Ishte vetë futbollsiti që në një intervistë të dhënë për “Globoesporte”, përpara ndeshjes me Argjentinën, pranoi se kishte përjetuar dhimbje të tmerrshme gjatë të gjithë kompeticionit.

“E kam trajtuar gjithmonë veten time me injeksione para ndeshjeve. Nuk do të them se kam sakrifikuar shumë, por nuk jam në 100% tim. Teksa luaj me fanellën e ekipit kombëtar, jam i gatshëm të jap edhe jetën. Më dhemb shumë kur godas topin, sidomos me të majtën. Kam marrë injeksione në të gjitha ndeshjet. Futem mirë në fushë, por në pjesën e dytë nis të ndjej shumë dhimbje”, rrëfeu ylli i Real Madrid, Rodrygo.

Gjithsesi, sakrifica e Rodrygo nuk mjaftoi që Brazili të kualifikohej për në Kupën e Botës U-20, ndonëse vetë lojtari i Real Madrid, për të cilin “Los Blancos” paguan plot 45 milionë euro për ta blerë nga Santos, u shqua për performancë të shkëlqyer.

Ai shënoi dy gola, duke asistuar edhe në një gol, për të qenë udhëheqësi i përfaqësueses së Brazilit, edhe pse la një gjurmë negative, kur u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 92’ në ndeshjen ndaj Venezuelës, kur nën presionin e humbjes 2-0, u tradhëtua nga nervat.

Ndonëse Santos shpreson në një tolerancë nga ana e Real Madrid, në Bernabeu fërkojnë duart teksa në verën e ardhshme do të afrojnë në skuadër yllin e ri të Los Blancos, për ta bashkuar me shokun e tij, Vinicius.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ Vajzat e Italisë e nisin mbarë Botërorin

Delo.autor

Chelsea “zbras xhepin” për Icardin: 35 milionë euro plus Morata

Sadik.Autor

Leave a Comment