Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Valverde: Në “shtëpinë” e tyre ata janë të frikshëm

Në prag të ndeshjes me Lyon në takimin e parë të vlefshëm për fazën e parë të eliminimit direkt në Champions League, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka folur për pikat e forta të kundërshtarit, sikurse dhe për dobësinë e francezëve që katalanasit do të shfrytëzojnë të martën, në përpjekje për të fituar duelin.

“Kemi mbërritur në fazën e të tetave dhe kemi kohë që presim këtë përballje. Jemi të ndërgjegjshëm se Lyon është një skuadër shumë e mirë që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje në këtë edicion të Champions League. Në shtëpinë e tyre ata janë të frikshëm”, u shpreh tekniku i katalanasve.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar. Është e vërtetë që në disa ndeshje nuk kemi arritur të gjenerojmë raste, por zakonisht luajmë në sulm. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të tentuar të fitojmë. Jemi tërësisht të përqendruar te ndeshja e të martës”, vijoi Valverde.

“Lyon ka futbollistë të mëdhenj si Mendy, Fekir, Depay dhe Traore. Ajo që më pëlqen është se ata sulmojnë gjithmonë dhe do të ushtrojnë presion mbi ne. Fekir është një futbollist deçiziv në ndeshje, nuk mund ta mohoj. Është një mungesë e rëndësishme për Lyon dhe ne do të përfitojmë nga mungesa e tij”, tregoi trajneri i Barcelonës para sfidës me Lyon.

“Sezonin e kaluar kur mbërritëm te përballja me Romën, të gjithë menduan dhe thonin se ishte kundërshtari më i dobët me të cilin mund të përballeshim dhe ky fakt nuk na ndihmoi aspak. Ne kishim humbur vetëm një ndeshje atë vit. Nuk duhet shkuar mburojën poshtë në një ndeshje. Përkundrazi, duhet të mësojmë se duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm. Kemi folur shumë për atë ndeshje”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde.

Related posts

TRIUMFI NDAJ ROMËS/ Çalhanoğlu në superformë: Ja pse ia “vodha” Kessiet penalltinë

Delo.autor

KËRKON ME ÇDO KUSHT YLLIN E ROMËS/ Juventus ofron lojtarin e rëndësishëm për të, ja emri

Delo.autor

“MENDOJA SE ISHIN MË TË ZËNË ME…”/ Klopp i përgjigjet me sarkazëm qeverisë së Boris Johnson

Delo.autor

Leave a Comment