Futboll Premier League Sport

SARRI NË UDHËKRYQ/ Një kandidat kryesor për stolin e Chelseat, ja emri

Laureat Blanc ka dalë si kandidati kryesor për të zëvendësuar Maurizio Sarri-n nëse trajneri i Chelsea-t shkarkohet.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain është në krye të listës, sipas The Evening Standard.

Gazetat kanë raportuar se francezi do të preferonte vendin e punës në mënyrë permanente. Mendohet se ai ka qenë spektator në disa ndeshje të Chelsea-t gjatë viteve të fundit.

Sportsmail raportoi të martën se Sarri do të ketë një mision të pamundur për të shpëtuar vendin e punës.

Blanc është shfaqur si një kandidat serioz edhe pasi u shkarkua Antonio Conte gjatë verës së kaluar, si dhe një ndër favoritët për të zëvendësuar Jose Mourinho-n në dhjetor tek United.

52-vjeçari ka fituar 11 trofe gjatë tre viteve si trajneri i PSG. Zinedine Zidane dhe Gianfranco Zola gjithashtu janë favoritë për stolin e Stamford Bridge.

Related posts

PËSOI HUMBJE ME PËRMBYSJE/ “Bomberi” Piatek: I lumtur për golin e parë ndaj Juves, gjithçka tjerër…

Delo.autor

Tifozët e Realit zgjedhin me anë të sondazhit sulmuesin e ardhshëm Harry Kane (Foto)

Q.Autor

E përditshmja spanjolle: Ronaldo vendos se cilët lojtarë do t’i blejë Reali në verë

Q.Autor

Leave a Comment