Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA E BUSHME/ Ja strategjia e paskrupullt të Mourinhos kundër Pogba

Mjafton të thuash Paul Pogba dhe të tjerat vijnë vetë. Të gjithë të apasionuarit pas futbollit e dinë që bëhet fjalë për një prej mesfushorëve më të mirë në botë. Fundja, nuk mund të fitosh rastësisht Kupën e Botës si protagonist.

Çuditshëm, pasi ngriti në qiell trofeun e lakmueshëm, francezi ka përjetuar moment të errëta në karrierën e tij, në mënyrën më absurde një prej momenteve më të vështira të jetës, kur nën drejtimin e Jose Mourinhos zhgënjente te Manchester United.

Tashmë, kur gjithçka ka ndryshuar, me largimin e Mourinhos dhe shkëlqimin e Pogba, tabloidi britanik “Manchester Evening News” sqaron arsyet e asaj lufte mes të dyve. Kuptohet se Special One” ka aplikuar një tip teknike psikologjike inverse me mesfushorin e tij. Shumë e thjeshtë, trajneri ishte i lumtur në lidhje me kritikat e medias adresuar Pogba-s.

Për këtë arsye, i bindur që francezi i ndjente të gjithë kundër tij, Mourinho vendosi të hedhë edhe më shumë benzinë mbi zjarr. Portugezi dukej se bëri gjithçka për të ndalur dhe groposur futbollistin e tij. E kritikonte publikisht në vazhdim edhe pa motiv, madje duke ekspozuar për mediat e publikun edhe kontrastet private mes tyre.

Aq sa kampioni i botës kishte humbur çdo motivacion për të dhënë maksimumin, sepse në fund, sforcot e tij dukej se nuk shërbenin për asgjë. Në përfundim, me një përshpejtim të lehtë, për Pogba u verifikua një mrekulli Krishtlindje.

Mourinho u dëbua nga ekipi, dhe menjëherë pas emërimit të pasardhësit të tij Ole Gunnar Solskjaer, mesfushori gjeti besimin, dashurinë për futbollin dhe për rrjedhojë edhe paraqitjet fantastike në fushë. Mbase është momenti që Mourinho të mbajë shënime: kjo strategji nuk funksionon me futbollistë të llojit si Pogba.

Related posts

PËRMBYSJE DRITHËRUESE/ Mbrojtësi i Kombëtares fiton penalltinë e artë për kampionët e Greqisë (VIDEO)

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ Tifozi parashikoi në “Twitter” dështimin e Anglisë me penallti… 8 vite më parë (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment