Futboll Sport

SHEMBULL PERFEKT I NEYMAR/ Prapaskena e vuajtjeve të një rikuperimi nga dëmtimi (VIDEO)

Dëmtimi i një lojtari gjithmonë konsiderohet si një moment i errët, por njerëzit e thjeshtë nuk janë aty të shohin se çfarë ndodh në muajt e gjatë të stërvitjes dhe vuajtje që kalon një futbollist gjatë rikuperimit.

Shembulli perfekt është ai i Neymar, braziliani po vuan sërish një thyerje të kockës së pestë në këmbë dhe ka filluar rikuperimin. Në një video të publikuar shfaqet sulmuesi i PSG-së që ushtrohet fort për të kaluar këtë dëmtim.

Neymar do jetë për 10 javë larg fushe dhe kjo periudhë do të thotë punë intensive me këmbën e tij dhe stërvitje me orar të tejzgjatur në palestër.

Futbollisti më i shtrenjtë në planet ka fatin të ketë një trajner personal në një ndër palestrat më të mira dhe një kujdes i veçantë është vetëm për të. Rimëkëmbja e tij është jetike dhe braziliani po stërvitet mes dhimbjeve, teksa në fund shikon personalisht rezultatet e punës në një skaner enkas për të.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 15 minutash lojë, Pasalic ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Juventus 80 milionë euro për Milinkovic/ Lazio jep këtë përgjigje

Sadik.Autor

“LUFTA” MES MANCHESTER CITYT DHE PSG-SË PËR COSTAN/ Juventus e zëvendëson me sulmuesin surprizë të Premier…

Delo.autor

Leave a Comment