Futboll Seria A Sport

HOLANDEZI KËRKON LARGIMIN NGA FRANCA/ Milani përgatit goditjen e radhës në sulm, ja oferta e çmendur

Memphis Depay deklaroi para pak ditësh se kërkon që të largohet nga Lyon me qëllimin për të luajtur në një ndër klubet më të mëdha në Evropë, duke përmendur emra si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen, Manchester City, Chelsea apo Liverpool.

Holandezi do kërkojë të largohet nga Franca në merkaton e verës dhe Milani do tentojë për të disatën herë për të marrë shërbimet e tij. Për Depay, kuqezinjtë kërkuan informacion edhe në merkaton e kaluar të verës, por vlerësimi i kartonit të tij 50 milionë euro, u cilësua i tepruar.

Depay nuk është vetëm një sulmues që shënon gola  (33 në 97 ndeshje me Lyon), por është një ndihmë e madhe edhe për sulmuesit me lojën dhe pasimin e fundit që jep. Milani do hidhet totalisht në sulm për të, edhe pse kontrata e tij me Lyon skadon në qershor të viti 2021, mirëpo dëshira e lojtarit është përcaktuese në këtë mes.

Mediet kanë mësuar se tashmë drejtuesit e kuqezinjve po hartojnë një ofertë që do dërgojnë te Lyon. Depay shikohet si lojtari perfekt për të krijuar një dyshe të frikshme në sulm me “Pistoletën” Piatek.

Related posts

PAS FITORES ME GOLEADË/ Sarri: Shpresoj që në të ardhmen të mos kemi nevojë për…

Delo.autor

FRANCË GJERMANI FORMACIONET ZYRTARE/ Gjermania me mjaft risi

Isa.Autor

Bomba italiane që përkrah skuadrën e vogël të Serie A

Q.Autor

Leave a Comment