Futboll Premier League Sport

SHERRI MES POCHETINOS DHE GJYQTARIT/ Federata Angleze merr vendimin, ja masat për të dy…

Incidenti që ndodhi në fund të ndeshjes Burnley-Tottenham (2-1), ku trajneri i Spurs, Mauricio Pochettino debatoi ashpër me gjyqtarin Mike Dean nuk ka mbetur pa lënë gjurmë. Federata Angleze e Futbollit ka ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e para.

Gjyqtari Mike Dean, që ishte caktuar si gjyqtari i katërt në ndeshjen Chelsea-Tottenham, nuk do të jetë në atë sfidë (luhet të mërkurën, 27 shkurt). Ai është hequr nga Federata Angleze dhe është transferuar në një përballje tjetër të Premier League (Manchester City-West Ham).

Por edhe trajneri argjentinas është nën hetim nga FA-ja për sjellje jo-korrekte karshi gjyqtarit dhe rrezikon nga pezullimi deri në gjobë. Pochettino hyri në fushë debatoi me gjyqtarin pas humbjes dhe rrezikon të mos jetë në stol pikërisht në ndeshjen Chelsea-Tottenham.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ “Demi” Lautaro zhbllokon sfidën ndaj Shakhtar Donetsk me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

U ZËVENDËSUA NGA MOU/ Pochettino paralajmëron Tottenham: Jam i bindur që fatet tona…

Delo.autor

Messi këshillon drejtuesit e Barçës: Blini Salah!

Sadik.Autor

Leave a Comment