Gossip

“SHKOI NË HOTEL PËR TË LUAJTUR LETRA…”/ Mamaja e CR7 “shpërthen” ndaj akuzueses për përdhunim

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka folur për herë të parë, duke e mbrojtur djalin e saj ndaj akuzave për përdhunim, të bëra nga një ish-modele amerikane. Dolores Aveiro ka thënë se ka besim të plotë te futbollisti i saj multimilioner, duke insistuar: “Unë e njoh djalin që kam”.
Mamaja e yllit portugez pohoi me ironi se akuzuesja e Ronaldos, Kathryn Mayorga, “nuk shkoi në dhomën e tij të hotelit për të luajtur letra”, duke e rënduar pozitën morale të zonjës, që pretendon se është përdhunuar nga futbollisti në një hotel të Las Vegasit, në vitin 2009.
Dolores, e cila e kalon pjesën më të madhe të kohës në vendin e lindjes, Madeira, e tregoi mbështetjen e saj për djalin në mediat sociale, tetorin e kaluar, duke postuar një fotografi të CR7 me një kapele “Superman”. Në mesazh shkroi: Unë dua të shoh se kush e ka guximin ta vendosë këtë fotografi në profilin e vet për një javë dhe të bëjë “like” për të…, për Portugalinë, për ne, për bashkimin e popullit tonë dhe për drejtësi. Ai e meriton këtë“.
Fotoja e stilit të karikaturave të Ronaldos mbante dy “hashtags” në portugalisht. Njëri i përkthyer si “#Ronaldo, ne jemi me ju deri në fund” dhe tjetri si “#Justice për CR7″. Motra e futbollistit, Katia, gjithashtu ka postuar figurën e “Superman” dhe një mesazh mbështetjeje për të vëllain.
Mamaja e Ronaldos i tha fjalët e saj të para në lidhje me pretendimet për përdhunim, të cilat kanë nxitur një hetim të ri të policisë në Las Vegas, pasi zonja Mayorga ankohet se ishte e detyruar të nënshkruante një marrëveshje heshtjeje prej 290.000 euro, gjatë një shfaqje publiciteti në Lisbonë.
Ajo i tha një të përditshmeje portugeze, ndërsa po reklamonte verën e vet dhe markën e vajit të ullirit: Kam besim te djali im, kur bëhet fjalë përatë që ka ndodhur. Kur ajo shkoi atje në hotel, nuk e bëri për të luajtur letra, por për diçka tjetër. Unë e njoh djalin që kam“.
Ronaldo vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim, duke thënë se janë “lajme të rreme” dhe se ka një “ndërgjegje të pastër”. Tetorin e kaluar u shpreh: I mohoj fuqishëm akuzat që po lëshohen kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, që shkon kundër çdo gjëje, që jam dhe besoj“.

Related posts

Kengëtarja shqiptare gati të “tundë” Rusinë, bukuroshja në sytë e miliona futbolldashësve (VIDEO)

Sadik.Autor

TËRHOQI VËMENDJEN ME LINJAT E SAJ PERFEKTE/ Njihuni me të dashurën seksi të talentit Joao Felix (FOTO)

Delo.autor

PASI U LARGUA NGA KLUBI I PSG/ Dani Alves kërkon punë në profesione të tjera (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment