Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT E FITOREVE ME “DJAJTË E KUQ”/ Solskjaer turpëron Mourinhon në “Old Trafford” (FOTO)

Ole Gunnar Solskjaer ka ndihmuar në rikthimin e dashurisë së fansave për Manchester United, që kur zbarkoi si trajner në “Old Trafford”. Jose Mourinhos “iu dha dora” në fund të vitit të kaluar, teksa skuadra kishte një ecuri të tmerrshme rezultative, por edhe performancat më të këqija të mundshme.

Problemet jashtë fushës, raportet e vështira të portugezit me lojtarët, sidomos me Paul Pogba, vetëm sa e intensifikuan dramën dhe ndryshimin në “Old Trafford”. Pa asnjë humbje kohe, Solskjaer ka marrë më të mirën nga “Djajtë e Kuq” dhe me të vërtetë i ka bërë tifozët e Manchester United të qeshin e të lumturohen sërish.

Nga dhjetë ndeshje me norvegjezin në drejtim, Manchester United ka fituar nëntë, duke barazuar një. Pra, nuk ka asnjë humbje. Gjithsesi, nuk janë vetëm statistikat e thjeshta të fitoreve, ato që kanë marrë vëmendjen e tifozëve. Në fund të fundit, duke parë paraqitjet e Paul Pogba dhe Marcus Rashford, që po tregojnë potencialin e tyre të tmerrshëm, tifozët kanë shumë shtysa për të shkuar në stadium.

Në fakt, Manchester United ka qenë më i mirë në çdo kategori të vetme statistikore, nën drejtimin e Solskjaer; që nga fitoret dhe golat e shënuar, deri te shanset e krijuara. Së pari dhe më kryesorja, “Djajtë e Kuq” kanë fituar 87.5 për qind të ndeshjeve të tyre në Premier League nën drejtimin e trajnerit norvegjez, krahasuar me vetëm 41.2 për qind nën urdhrat e Jose Mourinhos.

E thënë ndryshe, Manchester Unitedin fiton përafërsisht 2.75 pikë për ndeshje, krahasuar me 1.5 pikë të tilla në kohën e Mourinhos. Sulmi i çliruar tashmë ka krijuar më shumë shanse në portat kundërshtare, më tepër goditje dhe gola të shënuar. Dallimi është drastik edhe në këtë drejtim.

Ekipet e Mourinhos kanë qenë prej kohësh të famshëm për “parkimin e autobusit”, por ky nuk është një problem kultural e profesional i Solskjaerit. “Djajtë e Kuq” janë bërë shumë kërkues edhe jashtë fushës së tyre, në kërkim të golave, me statistika bindëse, që kanë siguruar “fluturimin” në klasifikimin e Premier League, muajin e fundit.

Manchester United kryeson klasifikimin e kampionatit anglez, nëse marrim për bazë vetëm ndeshjet e luajtura nga momenti kur Solskjaer mori përsipër drejtimin në “Old Trafford”.

Related posts

PEZULLIMI I SUPER LEAGUE/ Ceferin-it nuk i del inati me 12 klubet: Gabim historik, mos guxoni ta provoni sepse…

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Champions Dortmund-Barcelona

Delo.autor

“INSTIKTIN VRASËS DUA TA SHFAQ EDHE KËTU”/ Broja: Kam shënuar 30 gola për Chelsea në të gjitha nivelet, kam besim…

Delo.autor

Leave a Comment