Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHPRESË” PËR TIRANËN/ “Bardheblutë” mposhtin Kukësin në minutat e fundit

Tirana ia doli të fitonte sfidën e javës së 21-të, në transfertë ndaj Kukësit. Në një sfidë mjaft të ekuilibruar në Kamzë, bardheblutë e Memës fituan minimalisht 0-1, me një gol në minutën e 87-të nga Doka.

Pjesa e parë, ishte me pak raste, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme, për të mos pësuar. Në të dytën, Kukësi u tregua më ambicioz, dhe Cungu provoi të fuste të gjithë artilerinë e rëndë, madje duke nxjerrë edhe Shametin në sulm, për të gjetur me patjetër rrugën e rrjetës.

Por, pasi provoi shumë herë portën e Abibit, pa shënuar, golin në të 87-tën, pas një përgjumje totale të prapavijës, e gjeti Doka. Kërçiku bëri gjithçka mirë në të djathtë, goditi, por topi i mbeti Dokës, që nga brenda zone nuk fali.

Kështu, me këtë fitore, Tirana gjendet në vendin e shtatë, me 24 pikë, dhe i largohet pak fundit, ndërsa Kukësi tronditet, duke mbetur i dyti, por me 8 pikë më pak se Partizani, që dje fitoi.

Related posts

“LUAJMË DHE RINDËRTOJMË SË BASHKU”/ Miqësorja e yjeve, publikohen çmimet e biletave

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Real Madrid mposht me përmbysje Huesca-n dhe ngjitet në vendin e dytë, Varane “HERO” me dopietë

Delo.autor

Kovacic kthehet në Serie A, te rivali i madh i Interit

Sadik.Autor

Leave a Comment