Futboll Seria A Sport

SHUAN KURESHJEN E TIFOZËVE TË INTERIT/ Spalletti iu përgjigjet: Pa rezultate, duhet të reagojmë me…

Para se t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në qendrën e trajnimit “Suning”, Luciano Spalletti e ka shuajtur kureshtjen e tifozëve të Interit, që i kanë dërguar pyetje nëpërmjet Facebook-ut, me ndërmjetësimin e “InterTV”. “Është një moment, ku gjithçka mund të merret në pyetje, të diskutohet. Pa rezultate, fjalët shumëzohen me zero. Ne duhet t’i mbrojmë ato pak gjëra të bëra mirë, përndryshe gjithçka shkon në kahun e kundërt të suksesit. Duhet të reagojmë me bindje dhe urgjent“, – nënvizoi trajneri zikaltër.

Java e parë pa merkato, si e shihni ekipin?
Ne gjithmonë punojmë njësoj, disa gjëra duhet të përsëriten, të tjera të modifikohen. Qëndrimi është në dorë të lojtarëve, që duhet t’i vendosin gjërat në rregull. Në diskutim është fati i Interit dhe, gjithashtu, i karrierës sonë. Mënyra e vetme është të punuarit në mënyrë shumë më serioze dhe më të fortë.

Çfarë ekipi është Parma?
Ata i projektojnë taktikat e tyre bazuar në karakteristikat e grupit të lojtarëve. Klubi është treguar i zgjuar në zgjedhjen e lojtarëve, tashmë i vetëdijshëm për realitetin e futbollit italian. Dhe kjo ka krijuar përshtypjen se Parma është në gjendje të luajë me dinjitet kundër të gjithëve.

“Europa League”, a është stimul i duhur?
Ne duhet të bëjmë një performancë të fortë, siç e kërkon momenti. Çdo gjë është e qartë dhe stimuluese në këtë kompeticion. Duhet të përmirësohemi që nga rimarrja e topit deri te dalja në kundërsulm, për ta goditur kundërshtarin. Dhe kjo vlen kundër çdo kundërshtari, në çdo situatë.

Related posts

BËN DEKLARATËN E ÇUDITSHME/ Sarri: Të na thonë nëse COVID-19 është i rrezikshëm apo jo

Delo.autor

Nuk po shkëlqen te Reali, United gati t’i hapët dyert për Gareth Bale

Sadik.Autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Pas një aksioni fantastik, ylli Salah ndëshkon “Qytetarët” me një MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment